Ndërsa vazhdojmë të informojmë dhe të shkruajmë rreth komunikimit ndërkulturor, na bën përshtypje nevoja e vazhdueshme për informacion në lidhje me aspektet praktike të komunikimit përmes kulturave. Përdorimi më i gjerë i teknologjive të reja, si interneti dhe telefonat celularë, kanë bërë që ndërveprimet ndërkulturore, të cilat dikur mund të na ishin...
Në këtë vëllim vjen një përmbledhje e të gjithë poezive më të mira të autorit kushtuar dashurisë, këtij pasioni të fuqishëm njerëzor. Përzgjedhja është bërë mbi këtë tematikë dhe sjell krijimtarinë e Preç Zogajt përgjatë shumë viteve
Një libër kushtuar dhjetëvjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko.
Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
Një libër me përmbledhje intervistash të emisionit OpinionMe:- Ismail Kadare- Mbretëresha Geraldinë- Ramiz Alia- Sali Berisha- Fatos Nano- Edi Rama- Jusuf Vrioni- Alfred Moisiu- Atë Zef Pllumi- Abaz Ermenji- Dritëro Agolli- Liri Belishova- Fadil Hoxha- Hashim Thaçi- Ilir Meta- Leka Zogu- Rexhep Qosja- Azem Hajdari- Sabri Godo- Hana Këlcyra- Pjetër...
Dosja sekrete e përndjekjes, hetimit, dënimit të Maks Velos vjen në një libër të quajtur “Maks Velo, Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli. Në kuadër të debateve mbi të shkuarën, është hera e parë që publikohet dosja e përndjekjes që një artisti gjatë regjimit komunist. Janë 106 dokumente, një pjesë e të cilave shoqërohet me rrëfime të vetë Velos...
Një libër me ese, ide dhe debate, i botuar nga UET Press, nën titullin Kafe-dialog, me autor Hubert Petit, duket se ka një sinergji të çuditshme, me problematikën dhe idetë që përcjell, me nevojën për një komunikim sa më të shpejtë e të butë midis përfaqësive të tensionuara politike të vendit tonë dhe atyre ndërmjetse, si dhe gjetjen e mekanizmit për të...
Pas “Kandidati”, Ben Blushi vazhdon fiction-in politik. KM Kryeministri është romani më i fundit që sapo është hedhur në qarkullim nga Mapo Editions. Në këtë rrëfim vjen historia e kryeministrit që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me...
I njohur për publikun shqiptar si kineast, aktor e regjisor, Budina vjen për herë të parë përpara lexuesit me romanin "Kokëmushkat". Edmond Budina rrëfen intensisvisht me shumë ngjyra dhe përthyerje, fatin e një femre që prek fundin dhe thërret në erë fuqinë për t'u ngritur, për të dashur, për t'u pranuar, për t'u falur, edhe pse e pafaj.
Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
Ky tekst mbi pafundësinë e veprës së Kadaresë, është pikësëpari ese, "shkrirje" e tërë mënyrave të leximit dhe pasionit në lexim, si kumt dhe si arritje tej, edhe në tjetrin. Si çmuarje dhe thellim në të pavërejturën e studimit skematik të veprës së Kadaresë.
Libri "Lidershipi i John F. Kennedy" rendit parimet thelbësore që karakterizuan Kennedy n përgjatë gjithë jetës e karrierës së tij dhe ofron këndvështrime të mprehta e depërtuese, që do t'u shërbejnë mjaft udhëheqësve të sotëm, teksa përpiqen të krijojnë trashëgiminë e tyre përparimtare.
Durim Taci vjen me nje roman te ri, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese UET Press
Libri me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, është një lloj “dosje e lavdisë” së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një “dosje akuzash” me të cilat presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale
Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar.
Ky libër flet për Marrëdhëniet publike, jo për sociologjinë, psikologjinë ose antropologjinë. Megjithatë, që Marrëdhëniet publike të kuptohen dhe të përdoren si duhet është e rëndësishme të kuptojmë që njerëzit reagojnë ndaj sugjerimit dhe stimulimit dhe pse sillen ashtu si sillen në një kontekst komunitar, social, biznesi ose kulturor.
Ky libër sjell një konribut me shumë vlera historiko - shkencore dhe diplomatiko - politike në studimin e historisë së Shqipërisë të periudhës ndërmjet dy luftrave dotërore.
Manuali është një trajtim i veçantë në llojin e vet dhe si i tillë mbart vlera shkencore me profil të lartë. Qëllimi i manualit është vendosja e punës së institucioneve publike mbi baza sa më ligjore dhe efiçente.
Është një guidë kulturore e historike, një shëtitje e këndshme, një gosti e bollshme të marra së bashku, servirur me përkushtim e finesë, ashtu siç di vetëm Luan Rama. Ky libër i vyer e i denjë për çdo bibliotekë, i bashkëngjitet "Përballë tablosë" dhe "Parisi letrar" të këtij autori, duke formuar kështu një trilogji të përkorë, në gjuhën tonë të bukur.
Interneti po e trondit peizazhin e mediave: gazetat dhe librat e shtypur janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre; radioja dhe televizioni janë vendosur në rrjete dhe terminale numerike; aksesi në filma dhe programe është po aq i..lehtë sa muzika në sitet Toile...
Në këtë libër mendja liberale e Evropës së shekullit të XX shtron debatin se përse intelektualët janë skeptikë ndaj kapitalizimit. Njëherësh ky libër shërben edhe si një ballafaqim idesh mes atyre që mbështesin tregun privat dhe atyre që e kritikojnë atë.
Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.
Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor. I shkruar si mjet edukues dhe formues për studentët dhe pedagogët, ai trajton çështje të rëndësishme dhe të zakonshme të hasura në...
Preç Zogaj ka lindur me 5 dhjetor 1957 në Lezhë. Ka kryer studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka botuar shumë vëllime me poezi, ka marrë dy herë çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin poetik më të mirë të vitit. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Zogaj njihet si një shkrimtar dhe publicist mjaft i angazhuar në jetën...