Murphy per proven

Peter Murphy UE0081

New product

Përshkrim i shkurtër Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor. I shkruar si mjet edukues dhe formues për studentët dhe pedagogët, ai trajton çështje të rëndësishme dhe të zakonshme të hasura në sallat e gjykatave dhe përmbush më së miri nevojat e studentëve për diplomim në fushën e jurisprudencës.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639167

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

28 other products in the same category:

More info

Legjislacioni për provat shërben si bazë për të gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor. Jo vetëm njohja e plotë e rregullave të pranueshmërisë, por edhe një sens i pjekur për peshën dhe rëndësinë taktike të provave duhet të shërbejë si bazë për çdo praktikë ligjore. Në shumicën e rasteve, çështjet fitohen dhe humben për shkak të ekspertizës provuese ose të mungesës së saj, sesa për shkaqe të tjera. Në të njëjtën kohë, problemet provuese kanë tendencën të shfaqen për të cituar një rregull të famshëm, i cili mund të gjendet në kreun 14 të këtij libri,'ex improviso, domethënë nuk janë të parashikueshme nga askush'. Pothuajse gjithmonë legjislacioni dhe praktika mund të bazohen në kërkime të mëparshme; në shumë raste, provat prodhojnë pa paralajmërim problematikë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Në disa raste, mosveprimi në kohën e duhur apo parashtrimi i një kundërshtimi të pabazuar mund të ketë pasoja serioze për fatin e provës në fjalë apo të çështjes në përgjithësi. Çdo kundërshtim i palës tjetër, qoftë i bazuar ose jo, duhet trajtuar patjetër. Dikur, një koleg i Dhomës së Avokatisë më tha se, sipas tij, ekzistonte vetëm një normë që rregullon provat dhe, konkretisht, reagimi instinktiv gjatë dëgjimit të fjalëve të thëna në sallën e gjyqit, i cili përkthehej ose me fjalët 'Po, është në rregull', ose Jo, nuk mund ta pranojmë'. Ky lloj instinkti ekziston dhe shpesh vepron edhe përpara se dëshmitari të flasë; duhet kohë dhe njohje e detajuar e rregullave; por ka rëndësi të pallogaritshme

Data sheet

pages812
ISBN9789995639167
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErjon Shehi