Mijevjecare Antropologjike – Tiparet epigjenike në seritë eshtrore nga Shqipëria View larger

Mijevjecare Antropologjike – Tiparet epigjenike në seritë eshtrore nga Shqipëria

Aleksandër Dhima A-006007

New product

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928320070

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

"Prof. Dr. Aleksandër Dhima, një nga antropologët më të shquar të vendit tonë, me një përgatitje të gjerë shkencore në mjekësi, antropologji fizike dhe sociale, arkeologji, histori etj., paraqitet sot me një punim të ri të titulluar: “Mijëvjeçarë antropologjikë. Tiparet epigjenetike në seritë eshtrore nga Shqipëria”. Në këtë studim monografik paraqitet shqyrtimi i tipareve epigjenetike të 19 serive kockore të Shqipërisë, që i përkasin një periudhe nga shek. VIII p.Kr. deri në gjysmën e parë të shek XX. Për këtë, Prof. Dhima ka analizuar variantet e kombinuara të tipareve epigjenetike të kafkës dhe atyre të skeletit, nëpërmjet përdorimit të metodave të ndryshme statistikore dhe përpunimit grafik të dendrogrameve përkatëse. Nga rezultatet e këtij punimi saktësohen hipotezat mbi lidhjet eventuale të filiacionit (birërisë) midis grup-popullatave “skeletore” të marra në analizë.

Me të drejtë, autori thekson, midis të tjerave, se në bazë të këtij studimi, shqyrtimi i tipareve epigjenetike, si mjet plotësues i kërkimeve antropologjike të popullatave të vjetra, është një kusht i domosdoshëm përpara se të ndërmerren krahasime të tyre me grup-popullata të ndryshme dhe se këto studime duhet të zënë vendin që u takon në kuadrin e disiplinave albanologjike në të ardhmen."" - Prof. Dr. Bardhyl Çipi"

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages218
ISBN9789928320070
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1