Rikard Ljarja UE0189
New product
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | UET Press | |
| ISBN | 9789928213181 | |
FRAGMENT LIBRI
Qirinjtë llamburitnin. Aroma e temjanit dhe era e tymit që lëshonin qirinjtë i jepnin solemnitet ceremonisë. Djali ishte i qetë dhe flinte në dorë të Marigosë. Nuna, me shumë delikatesë, filloi ta zhveshë djalin, pavarësisht se ai flinte në një gjumë të qetë e të thellë.
Ndërsa ihte i zhveshur plotësisht, djali filloi të mërdhijë e të përdridhej, por sytë i kishte të mbyllur ende. Kur ra në dorë të priftit, papritur lëshoi zë, asgjë më shumë, po kur prifti e zhyti në ujë dhe filloi t'i këndojë formulën, djali i Marigosë së Kristaqit ia dha një ulërime ashtu siç dinte ai.
Veç të shihje fshatarët se si u shkoi buza vesh më vesh nga kënaqësia që ndien duke dëgjuar ulërimën e kristaltë të djalit të Marigosë...
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 212 |
| ISBN | 9789928213181 |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Rikard Ljarja shfaqet para lexuesit me kete liber edhe si tregimtar. Ne kete botim sjell refleksione te thella per jeten, me nje bote plot gjalleri dhe drame, e pare ne nje kendveshtrim tejet origjinal, me nje narracion te stilit kinematografik.
Kjo prozë u shkrua para gati dyzet vjetëve me mendimin që të bëheshin tre filma të shkurtër dhe të shfaqeshin si një film sepse tema ishte e njëjtë. Mora para sysh kohen e pushtimit: Në fillim u sulmua bregdeti, mbas tri ditësh Shkodra, dhe në fund malësia. Vetëm pjesa e dytë triptikut arriti të bëhej film. E para dhe e fundit nuk patën fat. Mbasi ka...