Lamtumire Baba View larger

Lamtumire Baba

Mustafa Nano A-004721

New product

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928236906

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nuk ishte larguar ende nga varri i vet. Nuk dinte nëse, apo kur, do të kthehej një herë të dytë aty, ndonëse ishte bërë një copë herë që nuk po i shqitej ideja se nën atë pirg dhéu të shkrifët, një metër a më shumë në thellësi të tokës, brenda një arke të drunjtë, i kishin kallur trupin, tok me ngasjet, të cilat ai kishte bërë çmos t’i mbante gjithë kohën në fré, përndryshe, e kishte besuar këtë gjë, e kishte besuar fuqimisht, pa ndërdyshje, përndryshe pra, do të cenonte paqen e përjetshme të shpirtit, e cila, sipas asaj që ai kishte besuar, ashtu si të shumtët e njerëzve në tokë, do të ishte një trofé, përveç të tjerash e mbi të gjitha, e betejës kundër këtyre ngasjeve. “Hëm!” ia bëri mes një trazimi të lehtë, që i erdhi prej vetëdijes se ai besim i ishte përgënjeshtruar tanimë, një herë e mirë, pas një prove empirike. Por nuk është se pati keqardhje, apo ndonjë ndjesi faji, për këtë. Dhe nuk e diti pse. Aty për aty, megjithatë, e përshkoi të tërin mendimi se pjesa më e bukur e jetës së pasosshme të njeriut është ajo që ai sapo e kishte lënë pas.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages240
ISBN9789928236906
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1