Marredheniet publike

Joe Marconi UE0072

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër flet për Marrëdhëniet publike, jo për sociologjinë, psikologjinë ose antropologjinë. Megjithatë, që Marrëdhëniet publike të kuptohen dhe të përdoren si duhet është e rëndësishme të kuptojmë që njerëzit reagojnë ndaj sugjerimit dhe stimulimit dhe pse sillen ashtu si sillen në një kontekst komunitar, social, biznesi ose kulturor.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639389

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Marrëdhëniet publike kanë në vetvete një forcë të fuqishme. Kur bëhen pjesë e një mishmashi marketing, një kombinim i disiplinave dhe i teknikave të tjera, ndikimi i tyre mund të jetë marramendës. Por pavarësisht identifikimit popullor me mashtrimin, Marrëdhëniet publike janë çështje serioze, efikase dhe të leverdisshme po t'i krahasojmë me funksione të tjera të marketingut. Një shprehje, e përdorur vite të tëra në programet e trajnimit për shitje thoshte se nuk ndodh asgjë deri kur dikush shet diçka. Sigurisht që procesi i shitjeve i vë gjërat në lëvizje, por një pjesë e madhe e aktivitetit ndodh para këtij procesi. Fillon me një ide që të shpie në një plan, të cilit i nevojitet ndarje informacioni për të prodhuar përfundimet e idesë e për të ngritur një sistem shpërndarjeje. Këto janë vetëm disa nga përbërësit e marketingut, ku Marrëdhëniet publike luajnë një rol kyç në pothuajse çdo hap. Ky libër është shkruar për gjithkënd i cili ka për momentin nevojë të shkojë në funksion të tij Marrëdhëniet publike, qoftë ky punonjës në sektorin e Marrëdhënieve publike ose në çdonjërën disiplinë marketingu, në veçanti në punë kërkimore mbi reklamat dhe marketingun. Për pothuajse të gjitha nivelet e praktikisht për çdo biznes Marrëdhëniet publike janë një aspekt tejet i rëndësishëm i asaj çka njerëzit bëjnë, qofshin ata të ndërgjegjshëm ose jo për këtë aspekt.

Data sheet

pages280
ISBN9789995639389
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPetro Plasa/ Aurora Guxholli