Hyrje ne komunikimin nderkulturor

Judith N. Martin/ Thomas K. Nakayama UE0068

New product

Përshkrim i shkurtër

Ndërsa vazhdojmë të informojmë dhe të shkruajmë rreth komunikimit ndërkulturor, na bën përshtypje nevoja e vazhdueshme për informacion në lidhje me aspektet praktike të komunikimit përmes kulturave. Përdorimi më i gjerë i teknologjive të reja, si interneti dhe telefonat celularë, kanë bërë që ndërveprimet ndërkulturore, të cilat dikur mund të na ishin dukur të largëta, ose sipërfaqësore në jetët tona, të jenë tashmë shumë më të prekshme dhe të theksojnë ndërlidhjen në rritje të kombeve në një ekonomi globale, duke treguar që jeta dhe puna jonë varen gjithnjë e më shumë nga aftësitë e komuni-kimit ndërkulturor.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639334

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky libër trajton çështjet dhe problemet kryesore të komunikimit ndërkulturor: Si mund të përdorim aftësitë e komunikimit ndërkulturor për të na ndihmuar të pasurojmë jetët tona dhe jetët e atyre që na rrethojnë? A mund të promovojnë studiuesit e komunikimit ndërkulturor një botë më të mirë për të gjithë ne? A janë aftësitë e përgjithshme të komunikimit ndërkulturor të përdorshme në një larmi kontekstesh kulturore? A ka informacion specifik kulturor, që mund të na ndihmojë të bëhemi komunikues ndërkulturorë më të mirë? A ka një mënyrë për të shfrytëzuar informacionin në internet, i cili mund të na japë udhëzime të vlefshme për komunikimin ndërkulturor? Ashtu si dhe në libra të tjerë, jemi përpjekur të përdorim të dhëna nga një sërë qasjesh në fushën e komunikimit ndërkul-turor, duke u tërhequr nga qasjet tradicionale sociale, psikologjike, si dhe nga studimet etnografike dhe studimet bashkëkohore të kritikës së mediave. Megjthatë, theksi në këtë libër është mbi natyrën praktike dhe eksperimentale të komunikimit ndërkulturor. Ne përpiqemi të ofrojmë udhëzime të qëndrueshme dhe praktike, ndërsa vëmë re shtresat e kompleksitetit në komunikimin përtej kufijve kulturorë.

Data sheet

pages382
ISBN9789995639334
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElena Bozheku