Politika gjuhësore po bëhet temë e nxehtë politike në mbarë Europën. Sidomos në Ballkanin e përzier etnikisht dhe gjuhësisht të larmishëm, ku vazhdojnë diskutimet rreth asaj se sa norma kushtetuese e një shteti arrin t'a kornizojë juridikisht përdorimin zyrtar të një gjuhe - konform standardeve të Unionit Europian? Këtë dilemë e shtjellon Arsim Sinani, në...
Një shekull shtet është vështirë të përmblidhen në një libër, por kjo është sfida e këtij botimi. "100 vjet" sendërtohet bazuar mbi dokumente historike dhe ka një linjë logjike në të cilat janë të gjitha ngjarjet e shtetit shqiptar. Aty vijnë personazhet që e kanë dominuar më shumë vendin Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, por, filtrohen edhe personalitetet e...
Një udhërrëfyes për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës
Nga ekrani në libër, vijnë 33 intervistat më të spikatura të gazetarit Balla me personazhe të njohura të politikës, por edhe me protagonistë të zhvillimeve në Shqipëri. Ato janë dëshmi dhe artefakt në çdo kohë prandaj ky botim vlen si referencë për Shqipërinë e viteve 2000 për lexuesit edhe në të ardhmen
Në studio flasin ndërsa në libër mbetet e shkruar dëshmia e 50 protagonistëve të Opinion-it, të sjella me mjeshtrinë dhe shkathtësinë e gazetarit të njohur Blendi Fevziu. Ata janë personazhe me peshë në jetën e Shqipërisë, por janë edhe personalitete të huaja, të cilët flasin pa dorashka. Këto intervista janë pika referimi edhe për brezat e ardhshëm dhe...
Ahmet Zogu përmban shumë mistere në mbretërimin e tij 15-vjeçar, por autori ka zbuluar shumë prej tyre. Përdorimi i dokumenteve të dorës së parë, gërshetuar edhe me përvojën e gazetarit, e bëjnë këtë biografi unike, dhe të vetme në llojin e vet, pasi Fevziu kërkon faktin dhe paraqet gjithë dinamikën e ngritjes së pushtetit të Zogut.
UET po bëhet një organizëm i madh akademik, ku punojnë më shumë së 70 pedagogë të brendshëm dhe ku në rekrutim një kusht bazë kanë qenë studimet jashtë në perëndim. Të tillë janë dhe 5 nga këta akademikët e rinj, të cilët pas bisedave në mjedise të ndryshme: në konferenca, tryeza, auditorë e panë të udhës të"organizohen" pak më shumë duke krijuar...
Karaktaristika themelore e koncepteve të zhvilluara është paraqitja etike, filozofike, politike por edhe antropologjike e një shoqërie në tranzicion. Udhëtimi përmes 36 germave të Alfabetit të tranzicionit është i pajisur me propozime për të ndërtuar një botë më të mirë nga ajo aktualja. Problemet e shoqërisë shqiptare janë të shumtë: Alfabeti i...
C++, një gjuhë programimi e përdorshme gjerësisht. Ajo konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup duke filluar nga viti 1979. C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C.
Libri sjell jetët e rrëfyera nga 19 protagonistë, të cilët autori i ka intervistuar në emisionin e tij radiofonik, nga ku ka marrë emrin edhe ky libër. Dhe personazhet janë aq të ndryshëm dhe të ngjashëm me njëri-tjetrin. Një gazetar, një filozof, një histori, një ministre, një piktor, një aktore, një prezantuese, një dijetar, në çift balerinësh, një...
Të jesh ambasador nuk do të thotë të jesh një thjeshtë përfaqësues i vendit tënd në vend-mision, por njëherësh të dëshmosh edhe vlera personale. Këto thesare gjurmon Valbona Nathanaili në një botim special ku hedh dritë mbi atë ç'ka arti dhe letërsia i kanë dhënë diplomacisë dhe anasjelltas: Të gjithë diplomatët e karrierës, që nga Javer Malo, Misto...
Cili është fajtori? Përse është pothuajse e pamundur të parashikohet një krizë financiare? Janë të paaftë ekonomistët, financierët apo politikanët? Është faji i kapitalizmit liberal dhe politikave derregulluese? Çfarë interesash e lobesh fshihen mbrapa krizave financiare? A ka mundur shkenca ekonomike të ndërtojë një teori të qartë dhe të strukturuar që...
Esse, ide dhe debate. Shkrimet në këtë libër përfshijnë një periudhë relativisht të gjatë kohore, 2000 - 2013.
Në këto rrethana aspak inkurajuese për shkollën shqiptare, Fatos Torifo i qaset temës së nxehtë të arsimit universitar në Shqipëri me kompetencën dhe kurojën intelektuale të një profesori të afirmuar për shumë vite me radhë në auditoret e disa universiteteve të njohura në Shtetet e Bashkuaro të Amerikës, në Hollandë dhe në Shqipëri.
Në libër do të gjeni një numër të madh historish dhe pjesë fjalimesh të shkëputura nga teksti kryesor, të vendosura brenda një sfondi kontrastues. Janë përdorur, gjithashtu, shumë shembuj dhe esktrakte fjalimesh. Roli i tyre është që studentët të shohin si mund të formulojnë deklarata me një qëllim të caktuar, si t'i analizojnë dhe t'u përshtaten...
Ky libër përmban prezantimet në Forumin publik të Akademisë së Shkencava " Asimetritë e tranzicionit: Mirëqenia sociale apo varfëri ekstreme?", mbajtur më 23 prill 2015.
Financa është një disiplinë e gjerë. Megjithëse ajo ka përdorur teorinë ekonomike, parimet e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare, financa ka zhvilluar gjithashtu trupin e saj material. Ky i fundit bëhet objekt i tekstit "Bazat e financës: hyrje në institucionet financiare, investime dhe drejtim" të autorit Herbert B. Mayo.
"Bazat e menaxhimit" është një libër që inkurajon dhe nxit të lexuarit tek studentët dhe të interesuarit nëpërmjet mënyrës se si janë dhënë konceptet kyçe, nëpërmjet plotësimit të paratesteve dhe pastesteve, në fund të studimit të librit.
Ndërsa bota përkujtoi 75 vjetorin e mbarimit të Luftës II Botërore, diplomati i njohur shqiptar Bashkim Zeneli sapo ka përfunduar librin e tij të radhës "Berlini 1945 - Maji i Fitores", botim i UETPress.
Janë të rrallë intelektualët si Maks Velo që rebelohen me shndërrimet dramatike dhe kaosin në të cilin janë përfshirë qytetet dhe mjediset publike në Shqipëri. Dëshmi e kësaj revolte vjen edhe "Betonizimi i demokracisë", të cilin jepen intervistat dhe studimet e këtij autori në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Betonizimi është forma më e...
Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër nga UET PRESS. Raportet personale dhe një histori tjetër e Bllokut ndryshe, parë përmes raporteve njerëzore të njerëzve që jetonin aty, por dhe një gjykim i kohës përmes penës së një njohësi të mirë të saj.
Ky libër mbi shkrimtarët anglosaksonë në Paris gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, është një udhëtim në jetën dhe aventurën e tyre letrare, çka la gjurmë në historinë e letërsisë botërore, ku krahas dramave personale, urisë dhe dhembjeve, gjen njëkohësisht edhe dehjen e krijimit artistik.
Në këtë libër me esse autori u kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve që lypset të ndërtojë shteti dhe politika shqiptare me vendet fqinje në veçanti dhe ato të rajonit në përgjithësi në suazë të konteksteve të krijuara pas viteve nëntëdhjetë.
Virgjil Muçi vjen me nje roman tjeter para lexuesit shqiptar, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese UET Press, ku autori spikat me mjeshtrine narrative, regjistrat e ironise dhe sarkazmes qe perdor ne nje mjedis qe e ke te veshtire ta perceptosh....
Libri përmban diskutime, analiza, studime, propozime të ndryshme të viteve 1998 2015.
Romani sjell historinë e vërtetë dhe të pazakontë të një vajze shqiptare në emigrim, që ka shpirtin e saj të mbërthyer në një ëndërr! Artan Mullaj, edhe në këtë roman e ka gjetur lexuesin e vet me mjeshtrin, thellësinë dhe pasionin e rrëfimit
Një libër që rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik: Nga Benito Musolini...
Ky roman është ndër më të suksesshmit të këtij autori, prandaj vjen si një ribotim nga Mapo Editions
Rrëfimet e të akuzuarve për grusht shteti - Tregimi i ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë protestuesve. Denoncimi i Top Channel dhe skema okulte që u zhbë nga News 24. Reflektimi i Alexander Arvizu, një dekadë pas krimit dhe mosndëshkimit.