Skandal View larger

Skandal

Ylli Pango IA0076

New product

Përshkrim i shkurtër Një rast i bujshëm e i shumëdebatuar shkeljeje të privatësisë. Një inskenim mediatik? Kurth politik? Deliri kolektiv i purifikimit që e pasoi për një kohë të gjatë, na paraqiti një shoqëri problematike, sidomos në nivelet e larta. Ky skandal pati viktimë një njeri që nuk i pëlqen roli i viktimës, ndërsa ky libër është versioni i tij, me zë të fortë. Urreje, adhuroje ose harroje, por mos bëj sikur se dëgjove.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN9789995629250

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fragment nga libri Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë... Atë natë, diku rreth orës 22, pak para se të nisesha për në emisionin e TV Klan, më merr në telefon ime motër. Pas pak më shfaqet e llahtarisur në derë, për të më thënë se më kishin filmuar dhe të nesërmen do të më nxirrnin në emisionin e famshëm televiziv shqiptar, pa shok në botë, që nën flamurin e ndershmërisë e luftës kundër paudhësive, filmon e nxjerr njerëz në ekran me figurë e me zë, pa pyetur për kurrfarë të drejte të privatësisë a ruajtjes së imazhit të tyre. Se për çfarë, nuk e dinte, por lajmi i kish ardhur i sigurt dhe nga njerëz të afërt. Pata, natyrisht, shqetësim, por nuk po më kujtohej të kisha bërë ndonjë gjë për t'u filmuar e sulmuar atje. Gjithsesi, jo fort i qetë, u nisa për në emision Opinion. Debati do të përqendrohej rreth truallit të Kinostudios, okupuar prej shkollës Marubi dhe lirimit të saj, pasi siç qe bërë e ditur, me një vendim qeverie, ky truall do t'i jepej televizionit Top Channel , për t'u shpërngulur kësisoj nga Piramida. Aty ku ndërkohë kishin filluar punimet dhe pritej inaugurimi i Teatrit të ri Kombëtar dhe Muzeut të Artit. Isha paksa nervoz kur hyra në emision, por pastaj, siç më ndodhte gjithmonë, më zunë ethet e debatit dhe pothuaj harrova ç'më ishte thënë më parë. Nga reagimet, mendoj se opinioni, në një pjesë të mirë, u bind se debatuesi kundër, ishte konfuz dhe gabim në tezat që artikulonte. Pas emisionit ai mu shfaq sërish përpara makinës, tek dera, në terr, teksa dilja nga territori i ish Kinostudios, (me sa duket kish dalë pak përpara nga emisioni) . U përkul tek xhami i makinës e më tha të dilja e të shihja rrethimin me tela të shkollës. Më erdhi vërtet keq. Ishte bërë si i handakosur dhe i ngjiste një fantazme. I thashë përsëri, si shumë herë të tjera, se nuk kisha unë në dorë të falja troje publike, i rekomandova me dashamirësi të takonte një herë Kryeministrin dhe u ndamë. Më kujtohej mirë se të njëjtën gjë kisha bërë edhe dy vjet më parë: i kisha thënë se nuk kisha tagër të falja toka, se problemi zgjidhej në Ministri të Ekonomisë, por ai nuk bindej që nuk bindej, më sulmonte vazhdimisht në telefon dhe gjithë fajin e hidhte gjithnjë mbi mua. Nuk e dija se të nesërmen më priste një hall ku e ku më i madh se ai i tij, që në fund të fundit vazhdonte ta kishte shkollën e tij të paprekur e kërkonte dhe sheshin përreth. Të nesërmen mobilizova veten dhe gjithë miqtë e të afërmit, për të marrë vesh se cila ishte gjëma që kisha bërë e që do të transmetohej për mua, por kjo gjë ishte e pamundur. Më thoshin se ishte bllokuar krejtësisht sistemi kompjuterik i televizionit Top Channel që e transmetonte atë emision, se së andejmi nuk dilte asnjë lajm, se njerëzit dhe materialet ruheshin me kujdes të madh etj, etj. Ishte fjala për "peshk të madh". Ekzekutimi tashmë ishte vendosur...

Data sheet

pages152
ISBN9789995629250
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë