Pako librash dhurate – autore shqiptare 2017

Grup autorësh SET0026

New product

Përshkrim i shkurtër

Viti 2017 do të mbahet mend për prurje të veçanta në prozën shqipe. Prandaj ne kemi përzgjedhur katër libra nga autorët tanë, për të gjithë ata që kërkojnë të lexojnë letërsi shqipe bashkëkohore.

More details

907 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 915 Lekë

-10%

4 350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Murgu” nga Artan Fuga. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur: Njëra kohën tonë, në një apartament buzë detit, në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë. Çfarë lidhjesh kanë këto dy grabitje me njëra-tjetrën? Dy njerëz hetojnë për të zbuluar grabitësit: Etnologu Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor, dhe murgu mesjetar, Martin de Chassagne. Përgjatë hetimeve, duke kapërcyer ndarjet shekullore në kohë, ata zbulojnë njëri-tjetrin, përballen me enigma. të papritura, dhe hedhin dritë, secili kohën e vet, mbi epokat kur kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdekësinë e shpirtit, seksin, historinë dhe gjithçka që e bën njeriun të mendohet kur kërkon kuptimin e jetës së tij. Nëpërrmjet një rrëfimi sa filozofik aq edhe historik, libri i rimerr këto tema për t'ia paraqitur lexuesit nëpërmjet dramave dhe sfidave të personazheve të tij.

2. “Mërkuna e zezë” nga Agron Tufa. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra e tyre deri tek pushteti i bukurisë me pasione e nevoja, që as gratë vetë nuk do të dinë t'i shpjegojnë.

3. “Lulet e skajbotës” nga Namik Dokle. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Romani i ri i Namik Dokles ngërthen periudhën postkomuniste në Gorën e Shqipërisë, ndërkohë edhe me jehonë të fuqishme mbarëballkanike. Ky kapitull i ri i historisë, në tranzicion dhe trazime, përshfaq një sistem tjetërsoj vlerash.

Gora mbërthehet nga eksodi biblik, kur njerëzit braktisin vatrat shekullore, shpërndahen nëpër botë si “zogj pa krahë”. Braktisje dramatike, dhimbje, trishtim, vuajtje dhe lot.

Romani ka strukturë moderne dhe personazhet, pavarësisht cilës shtresë shoqërore i përkasin, janë thellësisht mbresëlënëse. E veçanta e romanit është emocionaliteti i fuqishëm që të ngjallin fatet drithëruese të njerëzve të thjeshtë.

4. “Të ftuar në rrethin e dhjetë” nga Flutura Açka. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Firence, qershor 2016. Tre miq të vjetër qysh nga fëmijëria, të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana dhe në kohë të ndryshme pas kapërcyellit të 1990-tës, vendosin të festojnë së bashku 50-vjetorin e lindjes. Por, në jetëshkrimin e tyre prej shqiptarësh tashmë në emigrim, përzihen gjurmët e së shkuarës nën diktaturë, rrugëtimet e vejevijës së shpeshtë në vitet e lirisë mes dy atdheve të tyre dhe shenjat e përpjekjes për ta mbrojtur thelbin e tyre mes identitetit etnik të lindur dhe atij europian të fituar. A janë ata të përgatitur ta fshijnë të shkuarën shqiptare, e cila befas ende ua dikton dhe ua helmon ndonjëherë jetën? A do të munden ata të mbeten miq edhe pas shqyrtimit që ky takim i pafajshëm do t’u kërkojë, shqyrtim që shpesh nuk lidhet me ata vetë, por që kryqëzohet dhe ndikon në jetët e tyre?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1