I ri Mërkuna e zezë Shiko më të madhe

Merkuna e zeze

Agron Tufa BO0245

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra e tyre deri tek pushteti i bukurisë me pasione e nevoja, që as gratë vetë nuk do të dinë t'i shpjegojnë

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

2 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra e tyre deri tek pushteti i bukurisë me pasione e nevoja, që as gratë vetë nuk do të dinë t'i shpjegojnë

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin? Romani bart në vetvete shumë shtresa leximi: nën thjeshtësinë poetike të rrëfimit është kamufluar miti, një mit arkaik i zanafillës rivalizuese matriarkat/patriarkat, ku në roman, zanafilla matriarkate ngadhënjen përmes sektit të shtriganisë dhe kultit të perëndisë së tyre "Mërkuna". Paradoksal është ky paralelizëm tani, për etapën e triumfit të plotë të fëminizmit absolut në shoqërinë postmoderne! Guri, heroi adoleshent nuk arrin të kthehet më prapa, në familjen atërore. Që në fillim të romanit ne e kuptojmë këtë, se na rrëfen një "shpirt" pa trup, mbi përvojën e trishtuar që pati në fshatin e dajës, nga nuk u kthye më kurrë.

"Mërkuna e Zezë" është një mundësi për t'u futur në thellësi të maleve në fshatin e largët, e besoj, imagjinar, Ivranaj, në vendin ku gratë thurin lesh të zi, atje ku fshati është me një ngarkesë seksuale më intensive se Tirana, ku femrat janë më shtriga së në Bllok, ku shpirti i grave rrënon jetën e burrave.

Te “Mërkuna e Zezë”, Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie, personazhet bartin një peshë kuptimore dhe një karakterizim psikologjik, që i vendos ata nën një tension dramatik të lëvizshëm.

Artan Fuga

Mbi ndërtimin artistik të romanit "Mërkuna e Zezë" të Agron Tufës:

Gjithë materia lëndore e librit është bërë shtëllunga-shtëllunga dhe është vendosur për t’u tjerrur në tri furka: furka e parë është ajo e natyrës që end indiferente (a thua?!) flokët e borës, furka e dytë është ajo e magjisë, endur nga Shartimja dhe Nafaka (vini re çfarë emrash!) dhe furka e tretë është ajo e autorit që thurr e end tekstin letrar. Ka dhe një tjetër më të madhe, që nënkuptohet, ajo e Zotit, i cili në të madh të Vet, end vetë fijet e jetës së personazheve. Fijet e këtyre furkave tiliksen e kokolepsen me njera-tjetrën, këputen, bëhen nyje të pazgjidhshme. Pavarërisht këtyre që thamë librat e Tufës të shkaktojnë habi estetike. Nga fabula? Narracioni rrjedhës? Personazhet e tjetërfartë? Gjuha gurgulluese? Nga ajo fantazi harlisëse që, ndërsa degët i frushullijnë herë me një mister drithërues, e herë me një vrazhdësi cullake, një rrënjë e saj vjen e ngafulet mu në humusin e zi të diktaturës për t’ u shëndoshur e ardhangur estetikisht? E vështirë ta thuash, sepse është një formulë që bën përzierjen e masës së elementëve të veçantë, një formulë që ka diçka nga fryma e shenjtë, magjitë e lashta, kabala, dhe çdo përzierje arbitrare s’do të bënte gjë tjetër veçse do të na i shpërthente epruvetat eksperimentale në dorë, ashtu siç iu shpërthehet magjistarëve tek pëziejnë squfurin..      

Milan Kundera, duke folur për Estetika të Hegelit, thotë se ai ka përshkruar çdo detaj, rast pas rasti, centimetër pas centimetri, aq bukur sa Estetika të jep përshtypjen e një vepre ku kanë bashkëpunuar një shqiponjë dhe qindra merimanga heroike që e endnin pëlhurën për të mbulur çdo skutë. A thua dhe librin e Agron Tufës e kanë endur gjallesa të tilla?...

Balil Gjini (kritik letrar)

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe176
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller