Librat e zhvillimit 2021

Grup autorësh A-000494

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi sjell dy libra: Mendo si murg te Jay Shetty dhe “Nje gje e vetme” te Gary Keller, - dy libra te cilet ju ndihmojne per te zhvilluar boten tuaj te brendshme, per te rritur aftesite pershtatese dhe per te pasur sukses ne sipermarrjet tuaja

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Mendo si murg” nga Jay Shetty

https://bukinist.al/sq/motivim-dhe-zhvillim/11448-mendo-si-murg.html

Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim.

Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme.

Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, "Mendo si murg" na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes.

Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t'i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t'i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.

Kur mendon si murg, do të kuptosh:

• Si të kapërcesh negativitetin

• Si të ndalosh shtjellën e mendimeve të tepërta

• Pse mëshira e vret dashurinë

• Si ta përdorësh frikën

• Pse nuk e gjen lumturinë duke e kërkuar

• Si të mësosh nga të gjithë

• Pse nuk barazohet vetja me mendimet që ke

• Si të gjesh qëllimin

• Pse mirësia është kyçi i suksesit

• Dhe shumë më tepër...

 

“Nje gje e vetme” nga Gary Keller

https://bukinist.al/sq/motivim-dhe-zhvillim/11523-nje-gje-e-vetme.html

Nje gje e vetme eshte bestseller sipas gazetes New York Times, i cili jep rezultate te jashtezakonshme ne çdo fushe te jetes: te punes e te familjes, personale dhe shpirterore. Cila eshte gjeja jote e vetme – Numer Nje?

TË DUHET MË PAK

Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres.

DHE TË DUHET MË SHUMË

Të duhet më shumë produktivitet në punë. Më shumë të ardhura për jetë më të mirë. Të duhet më tepër kënaqësi nga jeta, më shumë kohë për veten, familjen dhe miqtë.

TANI, MUND T'I KESH TË DYJA - MË PAK DHE MË SHUMË

Në librin "Një gjë e vetme", do të mësosh si:

* Të shpëtosh nga rrëmuja

* Të arrish rezultate më të mira në më pak kohë

* Të mbledhësh forcat drejt synimit

* Të ulësh stresin

* Të kapërcesh ndjesitë dërrmuese

* Të rigjallërosh energjitë

* Të qëndrosh në shina

* Të zotërosh ato që kanë rëndësi

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë