Kryevepra distopike e George Orwell, 1984, është ndoshta libri më me ndikim i shekullit të njëzetë. Ai vjen me nje tjeter perkthim ne shqip nga Gjergj Erebara
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë. Libri “Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur” përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara...
Ne kete set kemi futur dy libra te autoreve te rinj shqiptare: Liridon Mulaj dhe Arlinda Guma; romanet e tyre i kemi perfshire ne nje set rekomandimesh per tu njohur me keto prurje, dhe per ti bere pjese te leximeve tuaja verore.
Ky mbetet nder krijimet me te mira te autores dhe nje nga romanet me cilesore te zhanrit psikologjik, ku gershetohet thellesia e depertimit tek personazhi dhe regjistra te larmishem te ironise dhe sarkazmes
Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës. Që nga ripublikimet, në vitet 1950, në Britani, SHBA, e vende të tjera, "Dalje për ajër" është bërë një nga romanet më të dashur për...
Dielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë.
Mjeshtri i prozës pikturon një protret elegjik dhe të dashur të historisë trazuese të dashurisë së një të riu... duke hequr dorë nga klishetë e lehta letrare për romancat për të realizuar një roman shumë më të thellë, më rezonues dhe më të trishtë
Autori i romaneve te famshem “Ferma e kafsheve” dhe “1984” tashme vjen edhe me vepra te tjera ne shqip. Per te gjithe ata qe duan te shkojne me tej, ne rekomandojme edhe 3 libra te tjere te ardhur ne shqip nga Shtepia e Librit: Dalje per ajer, Lavdi Katalonjes dhe I varfer dhe i pastrehe ne Paris dhe Londer. Me keto libra krijoni ne nje hapesire te bukur...
Përralla e famshme e George Orwell dhe portretizimi satirik i politikës, e bëri autorin një figurë të urryer për komunistët europianë, por ndihmoi, gjithashtu, të gjithë qytetarët që kërkojnë drejtësi dhe barazi, të kuptojnë rreziqet që mbartin revolucionet e shkuara keq.
Ky liber i natyres biografike sjell te reja tejet interesante mbi jeten e Virginia Woolf, kesaj shkrimtareje te madhe dhe ketij personaliteti te spikatur te feminizmit te shekullit te XX.
Mary Beard na prezanton në këtë Manifest një analizë mbi teknikat që mizogjinia e sotme dhe nënvetëdija e bartur te mitet e lashtësisë përdor për t’u mbyllur gojën grave, nga ato të dukshmet “qepe, kurvë” tek ato më të maskuarat, në të cilat, argumentet e dhëna nga gratë përshkruhen në median popullore si “vikasje”, “qarje”, “qurravitje”, apo te...
Delikat dhe kompleks, ky roman e përthith lexuesin dhe nuk e lë të ikë.
I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar...
Ky roman i parë na shpalos një Beckett befasues, që pret fundin, i shndërruar në një farë mënyre në një nga personazhet e tij. Shohim të parakalojnë episode që kanë shënjuar ekzistencën e tij, por gjithashtu jetën e përditshme në “Koha e tretë”, ku Beckett ka jetuar vërtet. Pushtohemi nga një emocion që rritet, ndërsa romani shoqëron irlandezin e shquar...
Tiran, shantazhues, gjobëvënës, vrasës. Ndikimi i tij depërton në të gjitha shkallët e shoqërisë amerikane. Njihuni me Don Korleonen, një njeri miqësor, i drejtë, i arsyeshëm. Bosi më gjakatar i Cosa Nostra-s, Kumbari.
Ndërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat.
Ky libër sjell një përmbledhje të eseve të shkrimtarit britanik George Orwell, të shkruara mes viteve 1936 dhe 1946. Eseja Luani dhe njëbrirëshi u shkrua në një kohë kur Britania e Madhe po luftonte dëshpërimisht dhe pothuajse krejt vetëm përballë Gjermanisë Naziste. Esetë e tjera, Të vrasësh një elefant, Kujtime nga libraria, Kufijtë e artit dhe...
Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Këto ese vijnë në shqip për herë të parë.
Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht. Ky është një libër ndershmërie intensive dhe njohurish të thelluara; është njëkohësisht një lavd pa...
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Konsideruar si kryevepra postmoderniste e Julian Barnes, romani Papagalli i Floberit sfidon kufijtë ndarës mes poezisë dhe filozofisë, mes historisë dhe letërsisë, mes librit dhe jetës, duke shërbyer si ushqim shpirtëror dhe pasuri kulturore.
Ky liber perfshin 29 rrëfenja të reja te zgjedhura per pandemine boterore nga redaktorët e The New York Times Magazine
E shkruar në vitet 1880 - 1882, eseja e Tolstoit mbi eksperiencën e tij në kërkim të besimit dhe kuptimit për jetën u ndalua të botohet në Rusi dhe nisi një udhëtim të gjatë të botimit në rusisht dhe në gjuhë të tjera nga jashtë Rusisë.
Jane tri ese qe sjellin ide brilante per kohen tone: Ky libër mbart tri nga esetë më me ndikim të shkrimtarit politik më vendimtar të shekullit të njëzetë, idetë që kanë formësuar të menduarit e botës që nga ajo kohë. Rekomandohet të lexohet ngadalë dhe me mendje të hapur.
Kjo është një nga esetë kyçe për të kuptuar feminizmin e Woolf dhe botën në të cilën ne jetojmë sot. Tri monedhat e arit vjen në shqip për herë të parë.