Dite e bardhe e fyer View larger

Dite e bardhe e fyer

Elvira Dones BD0212

New product

Përshkrim i shkurtër

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë. Qau me zë, ngaqë nuk i kishte mbetur më tjetër të bënte.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301317

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fragment nga libri

Quhem Ilir Bejko. Miku im quhet Maks Bauman e unë nuk di nga tia mbaj. Më duket sikur kam para vetes një faqe të bardhë, e gjitha për tu shkruar. U bënë dy orë që kruaj kokën si guak duke përtypur fillime rrëfimi si kashtë kali e duke u vërtitur nëpër apartament. Sidoqoftë, nuk duhet të stis kurrgjë.

Ajo që ka ndodhur ka ndodhur, dua apo sdua unë. Kjo ngjarje rri e strukur pabesisht brenda stomakut të lodhur nga ulçera shumëvjeçare, që, me sa mbaj mend, duhet të ketë nisur të më torturojë që kur isha në bark të sime mëje, ndoshta edhe më parë. Është një ditë e qetë në dukje, nga ato që nuk të zënë frymën me njëmijë gjëra të vogla, si për shembull të mbushësh frigoriferin e zbrazur me ushqime, apo të çosh për mballosje këpucët tek këpucari i vetëm i qytetit e kështu me radhë.

Është një ditë e çliruar nga detyrimet, dhe pikërisht këtu qëndron poshtërsia e saj. Në këtë strofkë nuk ka mbetur qoftë edhe një vrimë e vetme nga ku të përpiqem të shpëtoj.

Rrëfeje një ditë që të jesh më nge, më qe lutur Maksi, filloje kur të kesh kohë, kupton? Unë pata tundur kokën mjaft i nxehur atë ditë dhe i nxehur nuk është fjala që ta jep krejt idenë e kacabunëve që më patën ngërthyer. Nuk di nëse ai e kishte të qartë se çpo më hidhte mbi shpatulla duke më kërkuar që të rrëfeja. Nuk di nëse e dinte që kështu po më dënonte me një vuajtje edhe më të madhe se gjithë ajo që bluaja përbrenda prej shekujsh.

Por ky ishte Maksi, dhe nuk mund të ndryshonte. Po të mos ishte i tillë, sot do të gjendej vetë i mpleksur me ngjarjen e tij, në vend që të ma hidhte përsipër si një rrjetë në det të hapur e unë të mbetesha si peshk, i vetmi peshk i rrjetës, që hap gojën për pak ajër, të fundit ajër, para se të lëshohet përfundimisht në kuadratet e lagështa të kurthit. Jam i lodhur, pati deklaruar Maksi, sikur vetëm ai të kishte të drejtën të ishte i lodhur dhe ta shpallte këtë me zë të lartë. Sikur njerëzimi të mos ishte i lodhur nga gjithçka dhe sikur unë të mos isha i lodhur e sikur të mos kisha dëshirën që ta bëja unë atë që po bënte Maksi, sikur unë të mos kisha të drejtë të thosha jam i lodhur, mik.

Jam i lodhur, mik, dhe ti do ta rrëfesh këtë gjë, këtë jetë, këtë miqësi, këtë Ti do ta rrëfesh, mik! Kishte javë që Maksi nuk më thërriste më në emër, por me fjalën mik, sikur kështu ti siguronte vetes apo mua faktin që, meqë isha mik, meqë më quante mik, kjo do të shërbente si kapistall, do të ishte mjaft lidhëse, detyruese për mua, dhe unë do ta kapja fillin e ngjarjes e do ta tirrja deri në fund. Ti do tia tregosh Aleksit të gjitha. Më kish gozhduar me sy.

Data sheet

pages364
ISBN9789994301317
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë