Elvira Dones BD0223
New product
Ndoshta për herë të parë në një roman lufta na duket shumë afër normalitetit tonë: normalitetit të nejrëzve që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund ti telefonohet një mikeshe në Nju-Jork, një të afërmi në Zvicër. Dhe ku, nëse mungon drita, nuk është e thënë që kjo të ndodhë sepse janë duke ardhur për të na marrë, një nga një, shtëpi më shtëpi.
498 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 97899943032529 | |
"Lufta e vogël e përkryer" është ajo e shpallur nga NATO-ja më 24 mars 1999 pas politikës së egër të "spastrimit etnik" të Millosheviçit. Përfundoi më 12 qershor. Duhej të ishte e vogël dhe e përkryer, sepse asnjë ushtar amerikan nuk do të ishte kthyer në shtëpi brenda një arkivoli, u premtua. Por, e parë nga toka qe, për fat të keq, diçka krejt tjetër. Se çfarë, e tregon Elvira Dones-i në këtë libër të shkruar sot dhe të bazuar në vite kërkimesh mbi dhunën e pësuar nga gratë e Kosovës në tetëdhjetë ditë tmerri, prej milicëve serbë. Dones-i arrin ta bëjë të tmerrshme, mallëngjyese dhe njerëzore epikën e mbijetesës se tri grave të rrethuara në një shtëpi të Prishtinës: Rea, Nita dhe Hana. Dhe bashkë me rrethimin e tyre, me rininë e tyre të dëshpëruar dhe vitale, ndjekim mosbesues odisenë drejt lirisë të dy fëmijëve të paharrueshëm, të bukuroshes trembëdhjetëvjeçare, Blerimes, që kur të rritet dëshiron të studiojë Poe-në si teto Nita, si dhe të asit katërmbëdhjetëvjeçar të futbollit, Fatmirit. Parathënie nga Roberto Saviano Fill pasi ke lexuar këto faqe, mëson se nuk ekziston një luftë përnjëmend e rrëfyer, po të mos kesh dëgjuar rrëfi min e grave që e kanë përjetuar atë. Luftë e vogël e përkorë, roman i shkëlqyer i shkrimtares Elvira Dones () është një libër i vogël që përmban gjithë tmerrin që mund të shpërthejë nga Kutia e Pandorës në një komunitet që shpërbëhet nga themelet. Një komunitet ku tjetri, fqinji, në fillim i afërt, për shkak të ndërhyrjes së një politike të marrë kthehet tashmë në Armik, në Të Keqen. Ky roman i shkurtër ndërthur me origjinalitet e mjeshtëri dy fi je narrative rrethimin dhe kthimin tema që ushqejnë letërsinë që nga kohët e Homerit. Luftë e vogël e përkorë rrëfen rrethimin e çuditshëm të tri grave të ngujuara në shtëpi pa ushqim e pa ndihma, në një qytet tashmë pré e një armiku të egër. Dhe rrëfen, njëkohësisht, përpjekjen e pamundur të dy vëlle zërve adoleshentë për ti shpëtuar dhunës së skajshme e vdekjes, drejt një shtëpie të re, një atdheu të ri të mundshëm. Luftë e vogël e përkorë është një libër që kam mbaj tur me vete për një kohë të gjatë: në çantën e shpinës, në xhepin e xhakaventos, në trastën e ndenjëses cip me letra të makinës së shpurës sime. () Nuk është një roman lufte: kjo është lufta. Ashtu si vetë Michael Herr ka thënë, ta rrëfesh luftën ashtu si vërtet është zhvilluar, do të thotë të shkatërrosh çdo argument, çdo mendësi që ka çuar në atë konfl ikt dhe të shënosh pikën ku njeriu humbet mundësinë e të qenit njeri. Luftë e vogël e përkorë i autores Elvira Dones e merr për të mirëqenë këtë, dhe që prej andej niset. Për ti rrëfyer botës nga këndvështrimi i njeriut që luftën e dhunën as i deshi, as i kërkoi, e as që mori pjesë të gatiste shfarosje, por në të kundërt padrejtësinë e pësoi. Kur nga ky kënd, nga ky plan minimal, i hollë e madje i diskutueshëm, krijohet narrativë, gjithçka na shfaqet në një dritë rrezëlluese shpëtimi paradoksal.
pages | 216 |
ISBN | 97899943032529 |
Published year | 2012 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Elvira Dones shkruan me një stil të pastër dhe të freskët, duke ngritur pyetje dinake mbi kulturën, artin dhe, mbi të gjitha, mbi gjininë.
Romani "Yjet nuk vishen kështu" është I pari nga Trilogjia e Dhimbjes. Tema e Yjeve është trafiku i njerëzve, skllavërimi, tortura, rrënimi i shpirtit, shndërrimi në prostituta, vdekja e pareshtur. Yjet nuk vishen kështu nuk bën të lexohet nga ata që kanë zemër të dobët.
Një botim me një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë autorja si përralla moderne.
Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe një procesi të dyfishtë transformimi të një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut.
Sikur të mos ishte gjithçka kështu si është, ..., do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do të kisha shumë letra për tu nisur nëpër botë njerëzve që nuk i kam parë kurrë; kam ulërima për tia përplasur këtij tavani gjithë njolla igrasie, por rri e mbytem këtu mes avujve të buzëqeshjes sime prej fantazme e vetëm një elektroshok do të më shpëtonte nga e...
Ky roman i Elvira Dones vjen me një ribotim tjetër, kësaj radhe tek shtëpia botuese Pegi, pas suksesit që pati botimi i parë dhe kërkesave të shumta të lexuesve.