I love Tom Hanks View larger

I love Tom Hanks

Elvira Dones BD0414

New product

Përshkrim i shkurtër

Sikur të mos ishte gjithçka kështu si është, ..., do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do të kisha shumë letra për tu nisur nëpër botë njerëzve që nuk i kam parë kurrë; kam ulërima për tia përplasur këtij tavani gjithë njolla igrasie, por rri e mbytem këtu mes avujve të buzëqeshjes sime prej fantazme e vetëm një elektroshok do të më shpëtonte nga e gjithë kjo; i afrohem dritares së kësaj humnere e nga zbrazëtia shoh vetëm vdekjen që më pret nga ana tjetër e kushedi pse nuk më ka gllabëruar që tani.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301300

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri Rasti i nje ditë me brirë Mikeli mblodhi kutiçkat shpërndarë mbi sipërfaqen e dollapit të ulët të ilaçeve dhe mallkoi me zë. Lola nga banja tjetër vazhdonte të rënkonte duke thirrur në ndihmë gjithë sojin e saj të madh e të zhurmshëm. Mikeli i hodhi kutiçkat e pomatat kuturu në brendësi të dollapit dhe vuri duart në kokë. Oh moj nëne vdiqa, Lili, Marika, oooh babi, sa më dhemb. Mikeli tërhoqi rrënjët e flokëve me fuqi, por pasi nuk ndjeu pikë dhimbjeje rrëmbeu furçën e dhëmbëve dhe e përplasi në lavaman. Ptu. Pasqyra ish ende gjysmë e mbuluar nga avulli dhe atij iu duk sikur koka i qe bymuar katërfish gjatë atyre pesë minutave. Mikeel, u dëgjua nga banja tjetër. Erdha, shpirt. Vrapoi atje. Lola qe mbledhur kutullaç si pikë e stërmadhe në një fund fjalie. Bëmë derman, Mikel. I shkreti unë, çtë gjeti o gocë kështu. Je gati tani, apo do të të laj unë. Joo. Të ti kreh flokët? Jo. Çfarë fustani të të sjell? Më ço në dhomën e gjumit. Menjëherë. E ngriti peshë dhe u drejtua për andej duke ecur si patë me këtë barrë me emrin Lola që i ish rritur papritur jashtë trupit. Lola, shpirt. Oh. E vuri mbi shtratin martesor, mbulesa me jargavanë e të cilit rrinte zhubrosur vetëm në njërën gjysmë të shtratit, kurse në tjetrën prehej madhështor luani prej pelushi, dhuratë që ia kishte bërë Lolës Marika, motra e saj e madhe, përgjegjëse në një magazinë lodrash. Lola u mblodh si fjongo rreth luanit me emrin Xhorxh. Oh, moj nëne. Hë pra, u lut me nervat copëzuar në qindra thërmije buke Mikeli, cilin fustan do? Atë me pika. Cilin me pika? Atë me pika oooh moj nëne vdiqa. Lola të thashë. Prit më çun, se shef se po vdes, e? I shkreti unë i shkreti, do thërras ambulancën, mjaft më. Jo, ambulancën jo, atë me pika të kuqe e blu. Ai kërkoi me vrull shkatërrues në rrobambajtësin prej druri ahu bërë me porosi. Pasi hodhi përtokë gjithë çi zuri dora, sytë u ngjitën si ventuza mbi të vetmin send ende varur në skajin më të largët. Atë, rënkoi Lola, sillma. Ai e ndihmoi të vishej duke rënkuar pas saj, sikur kjo gjë automatikisht ta ndante vuajtjen në dysh. I shkreti unë çmë gjeti, Lola shpirt, ja sikur kemi mbërritur te doktori, në këtë orë ska qarkullim të madh dhe për pesë minuta jemi atje. Apo të thërras ambulancën? A çmë çave kokën, tha Lola. Mirë shpirt si të duash, çke që inatosesh? Fustani i Lolës krijonte në shpinë një V të shpërveshur si gojë palaçoje. Të të sjell sandalet? Mbërthemë fustanin, o rrotë. Ai e kapi V-në nga skaji i mprehtë dhe ngriti me kujdes zinxhirin deri sa ky i fundit zuri pas qafës qimet e flokëve të prerë shkurt të Lolës. Oo, u ankua ajo. Më fal, më fal. E mirë, tani sandalet. Vetëm barku të dhemb apo edhe stomaku? Bërtiti ai nga dollapi i këpucëve në korridor. Ec pra të nisemi e leri fjalët, se nuk duroj dot më. E mirë, tha Mikeli pa zë, pse sillesh kështu me mua? Ia veshi sandalet dhe i dha të kuqin e buzëve. Lola sikur ta vrisnin sdilte pa të kuq buzësh. Edhe në arkivol do shtrihem me tualet, kish qeshur një herë gjatë fejesës që kishte zgjatur katër vjet të lodhshëm, tejet rraskapitës, gjarpërisht helmues për Mikelin, derisa ajo kish thënë: epo mirë, meqë ngul këmbë të martohemi, martohemi. Kish ngritur supet me atë gjest aq të bukur e puthjendjellës për Mikelin, diçka midis shpërfilljes dhe joshjes tinzare të fëmijës së vetëm që e di se i ka prindërit nën thembrat e këmbëve tiranisht komanduese. Dasma kish qënë e madhe, me dyqind e pesëdhjetë të ftuar nga farefisi shumëngjyrësh e shumëgjuhësh i Lolës dhe familjes së vogël e fjalëpakë si të zënë kaps të Mikelit. Kur ajo kishte shqiptuar fjalën po mbas pyetjes së priftit: a dëshiron ti Lola Benc të marrësh këtu të pranishmin etj. etj në të mirë e në të keq në gëzim e në etj etj. për burrë, Lola i kishte hedhur një vështrim aq enigmatik Mikelit, sa ai edhe tani pas një viti e përtypte në mendje pa ia gjetur dot një shpjegim. Po Lola nuk duhej kuptuar. Këtë ia kishte thënë edhe ish i dashuri i saj me të cilin ai kish qenë i detyruar të rrihej paq një herë në mes të tregut të së dielës, por kjo ishte histori e gjatë. Sidoqoftë ai, Marko quhej, i kishte thënë se Lola nuk duhej kuptuar por duhej interpretuar në stil të lirë. Ashtu si të të vijë byrazer, merr vesh? Sa më shumë të përpiqesh ta kuptosh aq më leshelì do të të bëhet kungulli. Kur ajo të thotë fluturon gomari, fluturon thuaj ti, e atëhere i ke punët pikë me Lolën, ndryshe të la targën e se kap më as në ëndërr. Ja, merrmë mua, ti e di pse më la? E di. Pa hë. Se (Mikeli kish kruajtur veshin e mençurisë, të majtin, të cilit i drejtohej kur kish nevojë për ndihmë, dhe kjo ndodhte shpesh) më ka thënë që karakteret tuaja ishin shumë të ndryshme dhe në raste të tilla është më e udhës që fap ( kish bërë në mënyrë domethënëse me duar) secili në punë të vet, apo jo? Ah, domethënë për karaktere të ndryshme, ë? Kështu. Dhe që është somnambule nuk ta ka thënë? Jo. Keni fjetur bashkë ju, në kuptimin që: keni kaluar natën si njerëzia që bashkëjeton, pra me të fjetur, të zgjuar bashkë në mëngjes e më the e të thashë? Po. Sa netë? Kjo sështë puna jote. Tyryfyl, as që më shkon në mendje të fus hundët në gjërat tuaja, të të rrojë Lola e ta mbash me shëndet në jetë të jetëve amin, Marko kish bërë një kryq të madh deri tek gjunjët, por vetëm për të kuptuar se Kemi fjetur për pesëmbëdhjetë ditë rresht kur shkuam me pushime në det. Dhe ajo nuk u ngrit asnjëherë natën? Jo. Betohu. Betohem. Me mua ngrihej natën nga gjumi. E çë pastaj? Dhe shkonte në apartamentin e fqinjit përballë, një spurdhjak universiteti, studionte biologji e kishte në shtëpi një mikroskop që zmadhonte e bënte mal edhe qimet e hundës së milingonave. E çë pastaj? Shkonte në gjumë te ai tjetri, pra. Por ajo ishte në gjumë, kështu? Në gjumë një mender, pse sshkonte tek plaka një derë më tutje ajo? I bukur somnambulizëm!

Data sheet

pages236
ISBN9789994301300
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
Numri i botimeveI parë