Martesë me një komunist View larger

Martese me nje komunist

Philip Roth SB0079

New product

Përshkrim i shkurtër

"Martesë me një komunist" ështënjë histori komplekse, e treguar në nyjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Merri Ringoldit

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221032

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Martesë me një komunist" ështënjë histori komplekse, e treguar në nyjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Merri Ringoldit.

Jeta e Natanit, është rruga nga mentori i vjetër, me të cilën dekada më pas duhet të shqyrtojë të shkuarën e tij dhe të vetë Amerikës, te vëllai i mësuesit të tij që e ka njohur rastësisht dikur, Ajras, idealistit rebel e të pakënaqur.

Natani do të shndërrohet nga një djalosh i etur për t'u bërë shkrimtar, në ndjekësin e udhëheqësit të tij shpirtëror, komunistit Ajra, një personazh kompleksi drejtuar nga zemërimi ndaj mjedisit, shoqërisë, parasë, pushtetit dhe hipokrizisë së shoqërisë së lartë amerikane gjatë periudhës së Depresionit.

Ajra ka bërë gjithçka në jetën e tij: punëtor në minierë zinku, kamerier, rrëmihës, doker, ushtar në luftë, aktor radio – dramash, e mbi të gjitha dishepullin e Linkolnit, të cilit çuditërisht i ngjanaq shumë, sa ka nevojë t'u flasë turmave me të njëjtin zë e gjeste. Edhe pse do të përpiqet t'i shmanget përndjekjes së listave të zeza të McCarthy – t me martesën e tij të dyshimtë me aktoren e njohur Eva Frejm, Ajra nuk do t'i braktisë idetë e tij.

Por vjen një çast kur Eva, e paaftë të çlirohej nga e bija, Sylfida, një nginjare e dhunshme anti – Semite, nuk do ta mbajë më dot dashurinë e saj dhe në zemërim e sipër, e lënduar nga tradhëtia e tij, do të hakmerret duke e denoncuar atë përmes librit "Martesë me njëkomunist", që e shkruan e diktuar nga armiqtë politikë të të shoqit. Karriera e Ajras merr fund dhe ai kthehet sërish atje nga e nisi, në minierat e zinkut, ku edhe e mbyll jetën e tij idealiste.

Data sheet

pages352
ISBN9789928221032
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiShpëtim Myshketa
RomanSagë&Histori
I ri1