Thomas Piketty BPA0137
Libër i ri
Duke u mbështetur te mësimet e historisë botërore, është e mundur te shkëputemi nga fatalizmi që nxit deviancat aktuale identitare dhe te imagjinojmë një socializëm pjesëmarrës për shekullin XXI: një horizontin për barazi universale, një ideologji të re për barazi, pronë sociale, edukim dhe një shpërndarje të dijeve dhe pushteteve.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Papirus | |
| ISBN | 9789928325341 | |
Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë nevojë të justifikojnë pabarazite e tyre. Atyre u duhen gjetur arsyet, përndryshe e gjithë struktura politike dhe shoqërore rrezikon të shembet Ideologjitë e të shkuarës, nëse i studiojmë nga afër, nuk janë gjithmonë më të çmendura se ato të sotmet. Vetëm duke treguar trajektoret e shumta dhe ndërthurjet e mundshme ne mund të vëmë në pikëpyetje vetë themelet e institucioneve tona dhe të parashikojmë kushtet për transformimin e tyre.
Duke u bazuar në të dhëna krahasuese të jashtëzakonshme për nga shtrirja dhe thellësia e tyre, ky libër ripërcakton në një perspektivë ekonomike, sociale, intelektuale dhe politike, historinë dhe të ardhmen e regjimeve të mbështetura në pabarazi, që nga shoqëritë e vjetra trifunksionale dhe skllavopronare, deri te shoqëritë moderne postkolonialiste dhe hiperkapitaliste, duke kaluar nga shoqëritë pronësore, kolonialiste, komuniste dhe socialdemokrate.
Ndryshe nga narrativa që ka mbizotëruar që nga vitet 1980-1990 duke mbështetur pabarazitë ekstreme, ky libër tregon se ka qenë lufta për barazi dhe arsimim, dhe jo shenjtërimi i pronës, ajo që ka bërë të mundur zhvillimin ekonomik dhe progresin njerëzor.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 1164 |
| ISBN | 9789928325341 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Kleopatra Koleka, Saverina Pasho |
Pas Marksit, autori i këtij libri, Piketty është një nga mendimtarët më me ndikim të kohës tonë përsa i përket kapitalit dhe mënyrës sesi ndahen të ardhurat në shoqërinë tonë. I konsideruar bestseller absolut në dy vitet e fundit, ky libër tashmë vjen edhe në shqip nga Botimet Papirus. Për këtë libër flasin të gjithë në ditët tona, por nuk është vetëm kjo...