Ligjet View larger

Ligjet

Platoni PL0175

New product

Përshkrim i shkurtër

Dituria dhe përvoja e madhe e jetës, e ngarkuar me ngjarje të jashtëzakoshme që nga vdekja e Sokratit, demokracia e Athinës, ngritja dhe rënia e saj, konfliktet civile dhe padrejtësitë, arroganca e pushtetit, besimi dhe pasuria, edukimi dhe ligjet, shpirti dhe virtyti – janë shqetësimi i madh i Platonit në veprën e vet. Dhe mbi të gjitha krijimi i Qytetit rë Ri, një qytet i drejtë, me qytetarë të lumtur dhe të virtytshëm. Sepse virtyti është parakushti për lumturinë e njerëzve dhe lumturia e njerëzve është virtyti më i lartë i Qytetit. Platoni ka adhurues në të gjithë botën por Qyteti i ri nuk është ngritur akoma.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN978-9928-183-38-5

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.

Athinasi mban peshën më të madhe të bisedës dhe, duke qenë i tillë ai nënkupton superioritetin e Athinës ndaj dy qyteteve të tjera, që megjithatë, ai i nderon dhe i vlerëson shumë sipas meritave të tyre. Megjili, si spartan i vërtetë flet fare pak kurse Klinia, ka shumë më tepër interes në bisedën rreth ligjeve edhe për një arsye më tepër, ai së bashku me nëntë bashkëqytetarë të tjerë do të themelojë një qytet të ri.

E gjithë biseda zhvillohet gjatë rrugës nga qyteti i famshëm i Knososit për në tempullin e Zeusit. Është një udhë e gjatë në mes të vapës së verës, ca e lodhshme për miqtë tanë pak të shkuar në moshë, por siç thonë dhe ata vetë, rruga mes kodrave dhe pemëve dhe ndalesat nën hije e bëjnë bisedën më të lehtë dhe më të këndshme.

Platoni (427– 347 p.e.s), një nga filozofët më të mëdhenj dhe më me ndikim në qytetërimin perëndimor, ishte nxënësi më i famshëm i Sokratit dhe gjithashtu, në vitet e Akademisë, mësuesi i Aristotelit, një tjetër filozof i madh grek.

Në “Apologjia”, me fjalët e Sokratit dëshmohet meraku i madh i Platonit për fatin e mikut dhe udhëheqësit të tij, gjatë gjyqit të tij të famshëm.  

“Po shoh se Platoni, Kritoni dhe Apollodori më bëjnë shenjë që të kërkoj që të gjobis veten me 30 mina, sepse ata do të paguajnë gjobën për mua”.

Platoni dhe miqtë i bënin me shenja Sokratit që të pranonte një lloj kompromisi për të shpëtuar jetën e vet. Sokrati nuk pranoi dhe kështu dënimi dhe vdekja e tij do të shënojë një nga tragjeditë më të mëdha të qytetërimit tonë.

I tronditur nga vdekja e Sokratit dhe padrejtësia, ai u largua nga Athina dhe udhëtoi në disa qytet– shtete greke të Mesdheut, në Egjipt, Italinë e Jugut, Siçili, Taranto, udhëtim që e njohu me qytetërime, shkolla filozofike por dhe me sundues të cilët u përpoq që t’i edukonte, por rrezikoi jetën dhe lirinë e vet. U kthye në Athinë pas dhjetë vjetëve ku dhe themeloi Akademinë e famshme që mbijetoi deri në vitin 529 kur u mbyll nga perandori bizantin Justiniani I.

Në kohën kur shkruajti “Ligjet”, Platoni ishte rreth 74 vjeç. Deri atëherë ai kishte shkruar libra shumë të rëndësishëm si “Republika”, “Apologjia e Sokratit”, “Simpoziumi”, etj.

Pleqëria është bekim për njerëzit e ditur dhe jo vetëm për ata por dhe për njerëzit që jetojnë pranë tyre apo larg   tyre, të njohur apo të panjohur, apo dhe pas dymijë e me shumë vjetëve siç jemi ne.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages508
ISBN978-9928-183-38-5
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRobert Kosova
I ri1