Apologjia e Sokratit – Kritoni – Fedoni - Simpoziumi View larger

Apologjia e Sokratit – Kritoni – Fedoni - Simpoziumi

Platoni A-000068

New product

Përshkrim i shkurtër

Dy kryevepra të filozofisë botërore, “Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohërave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit.

More details

491 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Jozef
ISBN9789928317384

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

E veçanta e këtij përkthimi është se ka substancën e një gjuhe të përpunuar filozofike, aq sa ta bëjë të dallueshme duke ringjallur skenat e mëdha të Akademisë dhe teatralitetin filozofal të Greqisë antike. Stili akribik i Radit është menduar në një plan të detajuar, për t'iu shmangur semiotikës polivalente aq sa është e mundur prej ambiguitetit që rezervon kjo gjuhë. Shmangia e lokucioneve dhe e sintetizmit të tepruar morfologjik e dallojnë përkthimin e një teksti filozofik nga letërsia. Dhe vetëm ata që e njohin shkrimin e letërsisë, mund të krijojnë një tekst filozofik qoftë edhe në përkthim, duke i rezistuar epshmërisë së mendimit më të lartë filozofal që kulmon te "Apologjia" dhe "Simpoziumi”. Ardhja në shqip e Platonit fillimisht më 1993, mund të quhet edhe si fillim i erës së filozofisë perëndimore në literaturën shqipe. Lazër Radi një nga personalitetet e ringjalluara të viteve '30, diplomuar në Romë për jurisprudencë në vitet '40, e justifikon famën e atyre viteve, sikur t'i mbetet edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit. 

Leka Ndoja 

Ardhja në shqip e Platonit, ishte misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit. Mbas një gjysëm shekulli diktaturë, ai ishte i bindur se shoqëria shqiptare ishte përballë një kataklizme të thellë të bjerrjes së vlerave; ndaj ai u shfaq me veprën e Platonit, si me një dorë hyjnore ndaj krejt atyre që luanin, të çoroditur, buzë greminës...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages320
ISBN9789928317384
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë