Ambasadoret amerikane ne Shqiperi View larger

Ambasadoret amerikane ne Shqiperi

Roland Qafoku A-008527

New product

Përshkrim i shkurtër

Studiuesi Qafoku sjell për herë të parë portretizime të plota për secilin nga diplomatët e ndërthurur kjo me dëshmi, dokumente, rrëfime, botime dhe fotografi që vijnë për herë të parë. Për këtë botim, Qafoku ka shfrytëzuar arkivin e Departamentit të Shtetit, Librarinë e Kongresit, gazetata amerikane të kohës, Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, libra me kujtime, intervista të pasardhësve të tyre dhe intervista me protagonistë. Libri ka 1029 footnote si referenca të drejtëpërdrejta, shumica e të cilave publikohen për herë të parë.

More details

999 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354839

3 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kur më 28 korrik mbushen 100 vjet nga vendosja zyrtare e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, gazetari dhe studiuesi Roland Qafoku sapo ka nxjerrë librin “AMBASADORËT AMERIKANË NË SHQIPËRI (1922-2022)”.

Publikuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, libri është shoqëruar me një parathënie nga akademiku Artan Fuga që e çmon punën hulumtuese, faktike dhe analitike të Qafokut. Libri sjell në një pikëvështrim ndryshe historinë 1 shekullore të marrëdhënieve ku në qendër janë ata që drejtuan ambasadën amerikane në Tiranë. Janë 22 diplomatë që në detyrën si komisionerë, shefa misioni, ministra, ambasadorë, të dërguar të jashtëzakonshëm dhe të ngarkuar me punë të SHBA duke drejtuar këtë ambasadë përçuan dhe bënë politikën amerikane në vendin tonë.

Historia nis me diplomatin Maxëell Blake që u emërua në vitin 1922 në detyrën e Komisionerit e deri tek Yuri Kim që është aktualisht ambasadore. Cilët ishin ata që drejtuan legatën dhe ambasadën amerikane në Tiranë? Sa qendruan në detyrë? Kush i emëroi? Çfarë statusi kishin? Përse në vitin 1925 Kongresi dhe Departamenti i Shtetit vendosi të ndërtojë të parën godinë jashtë territorit amerikan, pikërisht godinën e ambasadës amerikane në Tiranë?

Përse SHBA nuk rivendosi marrëdhënie diplomatike me regjimin e Hoxhës dhe roli I diplomatëve amerikanë që drejtuan ambasadën në vitet 1945-1946?

Në cilat ngjarje u angazhuan 22 diplomatët në 100 vjet marrëdhënie?

Për çfarë mbahen mend?

Çfarë shkruanin raportet zyrtare dhe gazetat e kohës?

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages465
ISBN9789928354839
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1