Ferdinand Schevill BUE020
New product
Periudha historike shkon deri në çastin e formimit të shtetit shqiptar. Është një libër historik i shkruar edhe me skrupulozitetin e shkencëtarit (në rastin tonë të historianit), edhe me ëndjen që të shkakton në stil një shkrimtar i mirë. Ballkani historia dhe qytetërimi të lë mbresë për mënyrën e parashtrimit të paanshëm të ngjarjeve dhe fakteve, për analizat konkrete dhe mjaft të shkurtra, për përfundimet që nxjerr. Kjo histori u mëshon sa ngjarjeve të ndryshme, personaliteteve, edhe kulturës, zhvillimeve të shumta në rajon, karakteristikave të ndryshme dhe të përbashkëta të popujve ballkanikë
10 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
ISBN | 9789992748885 | |
Libri Ballkani, historia dhe qytetërimi e autorit F.Shevil, është një material mjaft interesant në fushën e historisë, ardhur në shqip me një gjuhë të pastër dhe sjell një këndvështrim të ri për mënyrën e interpretimit dhe të krahasimit të shteteve ballkanike, ngjarjeve që zhvillohen në to, daljen e Ballkanit nga kriza e sundimit otoman dhe krijimi i ambicieve për të sunduar hapësira më të mëdha se rajoni i tyre i ngushtë, në kurriz të njëri-tjetrit. Në libër shpalosen ide bashkëpunuese, agresiviteti dhe hera-herës paqet e shkurtra, kryengritjet, lëvizjet e ndryshme sociale, zhvillimet e arsimit e të kulturës, ngulmimet për zhvillimet ekonomike e politike në rajone të caktuara në Lindje të gadishullit dhe në Perëndim të tij. Ballkani në këtë libër trajtohet si një i tërë dhe me zona të veçanta. Interes të posaçëm paraqet njohja me historinë dhe qytetërimin e popullit shqiptar, lufta e tij e vazhdueshme, marrëdhëniet me fqinjët natyrorë, me sundimtarët dhe ndikimi i fesë në kulturën tërësore të popullit tonë. Duhet theksuar se kjo histori (që ndërpritet në vitin 1912) është shkruar nga një amerikan dhe kjo do të thotë se ai ka qenë larg ndikimeve nacionaliste dhe opinionit të ngutur dhe egoist të Evropës Juglindore. Edhe marrëdhëniet me shtetet perëndimore autori i ka parë brenda suazës së të tërës, domethënë brenda shikimit ballkanik e të Perandorisë Otomane, pa e ngatërruar nacionalitetin, etninë me fenë, kulturën dhe zhvillimet politike e ekonomike të secilit vend. Interesante në këtë vëllim është analiza rreth agresivitetit të shteteve më të mëdha ballkanike. Ballkani, historia dhe qytetërimi është libër i kushtuar kontradiktave të mëdha të Ballkanit, libër i një analize të hollësishme i zgjimit kombëtar të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Rumanisë etj., të përfshirë në gjithë rajonin mjaft të trazuar të kësaj pjese të Evropës Juglindore, e ndërthurur plot hasmëri të mëdha dhe zhvillime të furtunshme, të mahisur me agresivitet dhe kokëshkretësi të ngahershme. Ballkani i Shevilit është ndryshe nga njëanshmëritë historike të shkruara nga mjaft autorë të tjerë, të cilët kanë mbajtur anën e agresorëve dhe shovinistëve, ose kanë bërë një kompromis të heshtur me Fuqitë e Mëdha dhe Perandorinë Otomane, në mënyrë që të mbulohet sa të jetë e mundur e vërteta e hidhur e të gjithë popujve ballkanikë. Shevil nuk merret me një problem të vetëm, por me një spektër të gjerë. Ai i sheh popujt si leva të fuqishme të zhvillimit dhe historinë e tyre e trajton me ngrohtësi e nivel të arrirë interpretativ. Secilit i jep hakun e tij, duke mos qenë në krahun e më të fuqishmit, apo të më të përkrahurit. Historia e Ballkanit dhe e qytetërimit të tij është histori e popujve evropianë, është pjesa që i dha qytetërimin më të hershëm Evropës dhe më gjerë, ashtu siç është edhe historia e ngatërresave të mëdha, e fuçisë së barutit dhe e nanurisjeve të Fuqive të Mëdha. Shtypja e egër e Portës së Lartë, luftërat çlirimtare të popujve ballkanikë, dëshira e madhe e këtyre popujve për zhvillim dhe për një epokë të pavarur në ekzistencën e tyre është një nga tendencat e botimit Ballkani historia dhe qytetërimi. Ky libër është tejet i nevojshëm nëpër shkolla, për mësuesit, për bibliotekat e shkollave dhe për vetë nxënësit.
pages | 432 |
ISBN | 9789992748885 |
Published year | 2002 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Mitro Çela; Enian Çela |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.