Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
Vetëm për një gjë mos e pyesni Gregun, se si i kaloi pushimet e verës, sepse vetëm për to nuk ka qejf të flasë. Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron me gjithë shpirt që t'i harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit... sidomos një ngjarje. Por për fat të keq, vëllai i tij i madh, Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë...
Pikturat e Llambi Blidos përfaqësojnë denjësisht zhvillimet e pikturës shqiptare, jo vetëm ato tematike që preferoheshin në periudhën e komunizmit, por edhe zhvillimet e nëndheshme që i jepnin një kahje të modernitetit pikturës shqiptare
Biografia e Moisiut gëzon pasuri dhe vlera që do t'i dëshironin çdo njeri i rangut të tij. Maks Brod shkruan për të: "Hamlet është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket gjithë botës".
Charles Dickens, një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë botërore, lindi në Portsmuth në vitin 1812. Ndër kryeveprat e tij po shënojmë: Klubi Pikuik (1836), Oliver Tuist (1838), Kënga e Krishtlindjeve (1843), Doriti i vogël (1857) etj.
Ky është një nga ëndërrshpjeguesit më të të plotë në botë, që përmban mbi 10000 ëndrra.
Djemtë nuk tregojnë kurrfarë interesi për Mian - ndoshta ajo nuk është edhe aq e bukur. Përveç kësaj, ajo nuk i ka mirë punët me algjebrën.
Gazmend Krasniqi spikat si tregimtar dhe në këtë vëllim “Nëse një ditë një prelud” arrin një majë në këtë zhanër.
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Ky vëllim sjell përzgjedhjen më të mirë të të të gjithë poezive të kësaj autorejeve, në mes të 1775 krijimeve poetike që shkroi Emily Dickinson. Përmes këtij vëllimi keni mundësinë të zbuloni dhe shijoni magjinë e kësaj poeteje, e cila veprën e saj e shkroi në shekullin e XIX por suksesin e pati në shekullin e XX
Vëllimi Dritarja e natës është një përzierje e mrekullueshme e princeshave të qytetit të vogël, e shtëpiakeve, e njerëzve të thjeshtë dhe e horrave një portret i gjallë, një këngë e shpejtë e jetës.
Ilustrimet e gjalla dhe të gëzueshme të princit trim, me shtriga dhe plot përralla të tjera që të lënë gojëhapur, shpalosin botën magjepsëse, pjesë e së cilës çdo fëmijë dëshiron të jetë.
Tani në treg numri i ri i revistës Living. Jeto bukur, Jeto me Living!
Argëtohu dhe mëso me Clementoni. Një set shkencor me të cilin mund të ndërtoni një busull të vërtetë dhe të zbuloni se si funksionon ky instrument me origjinë kaq antike.
Si u përjashtuan Fishta, Konica dhe Skroi nga “Historia e letërsisë shqipe”. Studim historiko-letrar dhe krahasues
Poezitë nuk janë të rënduara në metafora, por ndihet shpirt ne çdo varg, dhe ngjyra sikurse ne nje pikture te heshtur.
Kosta Palamas është ndër tregimtarët dhe poetët më të mirë të letërsisë klasike greke të shekullit të XX dhe novela e tij “Të jesh i bukur dhe të vdesësh” i rikthehet komunikimit me lexuesit shqiptar pas rreth 30 vjetësh
Duket qartë se romani, produkt i një pune të madhe voluminoze, sa artistike e historike, është mbajtur gjatë ndër duar, është parë e riparë, për t’i dhënë atë fizionomi që ka sot dhe që lexohet me ëndje.
Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, “Dottrina christiana” (1618), në një bibliotekë të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të vepri- mtarisë të tij,...
Fituesi i National Academy of Sciences Best Book Award, për vitin 2012 Zgjedhur nga New York Times si një nga librat më të mirë të vitit 2011 Shpallur si libri më i mirë i vitit, nga Globe dhe Mail.
Erich Heinze është studiues mjaft i njohur dhe autor i shumë librave rreth çështjeve të ndryshme të të drejtave njerëzore dhe civile. Ai është anëtar i Kolegjit të Avokatëve të Nju Jorkut dhe Masaçusetsit dhe ka marrë doktoraturën në drejtësi me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leidenit në Hollandë.
Para se të flesh është historia e një gruaje ekscentrike dhe të mrekullueshme nga familja Blom. Në një sagë, që ngacmon me mençuri, mprehtësi dhe stil, Linn Ullmann-i hulumton truallin e martesës e të amësisë me një humor të pamëshirshëm dhe me një vështrim të butë të dobësisë njerëzore.
Anne Holt ka paraqitur me stil të fortë çështjen e re të Hana Vilhelmsenit, zgjidhja e së cilës është sa e papritur, aq edhe emocionuese.
Oliveri u rrit ne nje familje eksploruesish dhe tani fillon aventura e tij me e madhe.
Ky libër i shkruar nga autori maltez Immanuel Mifsud ka fituar çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2011. Gjithçka ndërtohet bazuar mbi kujtimet që shkakton një ditar, i shkruar nga i ati teksa udhëton në Itali me të birin