Albert Cmeta ACM0001
New product
Fotografia është art, por edhe pasion, ndjesi dhe histori. Ky album lidh më së miri qytetin dhe qytetarin në një moment të dhënë të tij. Lidh qytetin me të dashuruarit pas Tiranës. Natyra, historia dhe arkitektura shfaqen nëpërmjet fotove me cilësi të lartë dhe profesionalizëm. Ky libër është një dhuratë e shkëlqyer për ata që e duan kryeqytetin e shqiptarëve
This product is no longer in stock
Tirana – është kryeqyteti i Shqipërisë dhe njëkohësisht qyteti më i madh i saj. Ajo shtrihet në një luginë me lartësi 80-100 m mbi nivelin e detit. Qyteti është i rrethuar nga kodra e male, që duken si një kurorë.
Natyra përreth saj na ofron një larmi bukurish. Të apasionuarit e saj mund të eksplorojnë shpella, male, kanione të formuar nga lumenj e përrenj që e përshkojnë atë, formacione të ndryshme natyrore etj. Nga lartësite e maleve që ndodhen pranë saj, mund të shijoni bukurinë e peisazheve që ofron ajo.
Të apasionuarit e historisë mund të gjejnë në të gjurmët e vendbanimeve dhe të qytetërimit, nga kohët më të hershme. Kalatë, fortesat apo qendrat e banuara dikur, janë dëshmi e gjallë e jetës në këto troje.
Arkitetura e ndërtimeve brenda qytetit përfshin disa epoka, duke na ofruar stile të ndryshme, që mund ti dallojmë, nga banesat karakteristike vendase, ndërtesat qeveritare, objektet e kultit e deri te parqet e saj.
Le të shkojmë ta eksplorojmë, fillimisht përmes objektivit.
THANË PËR ALBUMIN
Një album i rrallë i trashëgimisë natyrore e kulturore të Tiranës
Prof. Dr. Perikli Qiriazi
Për trashëgiminë natyrore e kulturore të vendit tonë, por edhe të Tiranës, flitet shumë, por bëhet shumë pak për promovimin, mbrojtjen dhe vlerësimin turistik të saj. Nuk mungojnë as ligjet, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe as institucionet e posaçme, që synojnë mbëshjtetjen ligjore dhe institucionale të kësaj trashëgimie. Janë ndërmarrë jo pak studime dhe janë botuar libra, monografi dhe artikuj shkencorë e divulgativë për vlerat e çmuara, të papërsëritshme shkencore, kulturore, edukuese e turistike, madje janë theksuar edhe mundësitë e shfrytëzimit të kasaj trashëgimie për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Alberti ka zgjedhur rrugën dhe mënyrën e vet për t’i bërë të njohura dhe promovuar vlerat e jashtëzakonshme të siteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Tiranës. Me nuhatjen e hollë të një artisti dhe durimin e admirueshëm, ai i preku nga afër këto site në të gjitha stinët e vitit dhe, duke pritur e kapur momentin më të përshtatshëm të dritës e të ngjyrave, evidentoi e fiksoi vlera të rralla shkencore, bukuri mahnitëse estetike, që të rrëmbejnë dhe të mbërthejnë pas faqeve të albumit, ku shpalosen monumentet e natyrës dhe të kulturës së Tiranës. Me këtë mënyrë, sa të bukur aq edhe interesante, ai troket në ndërgjegjen dhe në shpirtin e lexuesve, i fton ata në gjirin e natyrës dhe të historisë mijëra vjeçare të Tiranës dhe rrethit të saj, i mbush ata me krenari të ligjshme për këtë trashëgimi të pasur e tepër të larmishme dhe i bën ata luftëtarë të mbrojtjes dhe vlerësimit të kësaj pasurie të çmuar.
Interes të veçantë ky album do të ketë për turizmin, median, shkollat, ambientalistët, shoqatat jofitmprurëse mjedisore dhe të trashëgimisë sonë natyrore e kulturore.
Së fundi, do të desha, që, me gjithë zemër, t’i uroj autorit suksese të mëtejshme në punën e tij, sa shkencore aq edhe artistike, në përgatitjen e botimin e albumeve po kaq të vlefshëm, kaq interesante e tërheqëse edhe për trashëgiminë natyrore e kulturore të rajoneve të tjera të vendit tonë.
Ditari udhëtues i imazheve
Dr. Moikom Zeqo
Arti i fotografisë është nje shpikje e re. Është fjala për një shpikje teknike, por jo si ide. Idea është e lashtë sa vetë njerëzimi. Është idea e pasqyrimit, pra vetëkuptohet që çdo pasqyrë, ose objekt pasqyrues përmban potencialisht instrumentin e aparatit fotografik. Aparati fotografik revolucionarizoi kuptimshmërinë dhe dëshminë e patjetërsueshme të imazhit. Fotografia bëhet kështu një botë e tërë, krejtësisht e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme, por përherë mbijetuese në raport me artet pamore, filmin dhe dixhitalizimin.
Jo rastësisht fotografia në Shqipëri lidhet me emrin e Marubëve dhe fotografin Gjon Mili. Të gjitha këto lidhen bashkë, për të vërtetuar se fotografi është jo vetëm dëshmuesi i imazhit, por shpesh edhe magjistari i imazhit.
Një miku im i ri fotografi Albert Cmeta, i paepur dhe pasionant, më tregoi një album, ku kishte koleksionuar fotografitë e tij që unë do t’i quaja “ditar udhëtimi të imazheve”. Fotografitë e Albertit më pëlqyen shumë dhe jam i bindur për punën e tij plot vlera të pamohueshme. Alberti ka kuptuar dhe percepton poetikën e fotografisë. Ai fotografon shkëmbinjtë, shpellat, mbretërinë gjeologjike të gurëvë, të ujëvarave në raporte të posaçme kompozimi ku dritë-hijet bardhezi, por edhe ngjyrat kanë shpesh madhështi, epikë, ndjesi të holla lirike dhe këndvështrime befasuese. Të mendosh tërë aventurat e lëvizjeve të tij në terren për të fiksuar peizazhe, për të treguar mrekullitë natyrore shqiptare do të thotë që të ndërgjegjësohesh për artin e pavdekshëm të fotografisë.
Ky djalosh i ri, i heshtur dhe modest, larg bujës mediatike ka arritur të krijojë një profil të qartë dhe të spikatur të artistit fotograf. E përgëzoj dhe e uroj me gjithë shpirt në punën e tij fisnike.
Lulzim Basha, (ish)- kryetar i Bashkisë së Tiranës
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është qendra rrezatuese e vlerave më të mira të shqiptarëve, qytet ku bashkëjetohet hap pas hapi me modernen, por ku respektohet dhe ruhet trashëgimia e tradita e të parëvë tanë. Ky qytet bujar dhe mikpritës, qytet që rrezaton tolerancën dhë mirëkuptimin në cdo cep të tij, do t’ju befasojë për ndërthurjen e shkëlqyer të bukurive të pafundme natyrore me vlerat kulturore e historike të pamohueshme të tij.
Tirana është një vendbanim shumë i vjetër, dëshmi të së cilës i gjejmë nga Mozaiku i Tiranës, kalaja e Justinianit e deri te kalatë e vendbanimet e hershme që e rrethojnë qytetin.
Tirana ka shumë për t’ju ofruar, por mbi të gjitha ka shpirtin dhe entuziazmin e qytetarëve të saj, prandaj është koha ta bëni destinacionin tuaj.
| pages | 200 |
| ISBN | 9789928021243 |
| Shtëpia botuese | Albas |
| Redaktori | Mirela Tërava |
| Published year | 2012 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip/Anglisht/Gjermanisht |
| Tipi i publikimit | Album |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 28 x 30 |
| Përkthyesi | Irena Kullolli, Viola Agasi |
Letrat Albania jane nje souvenir i bukur per cdo turist qe kerkon te vizitoje Shqiperine dhe te kete nje kujtim prej saj. Ato jane nje guide e vertete fotografike ku seicila leter perkon me nje destinacion turistik, qe varion nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim te Shqiperise. Aty perfshihen 52 pamje nga natyra, vendet historike dhe qytete...
The author Albert Cmeta, after the publication of the book Tirana through lens, comes with another edition for the city, with the book Beautiful Tirana. Following the first edition, it focu not only on the photography, but also on the description of the beautiful part of the city of Tirana and its territory. Through this book, you will explore and become...
This book, throuhg photographies and descriptiokns, will introduce you to the most beautiful and interesting places in the city; with historical sites, squares, monuments, museums, architecture of different epochs, ect. At the end of the book you can find the map of the city with all places
Letrat Tirana jane nje souvenir i bukur per cdo turist qe kerkon te vizitoje Tiranen dhe te kete nje kujtim prej saj. Ato jane nje guide e vertete fotografike ku seicila leter perkon me nje destinacion turistik, qe varion nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim te saj. Aty perfshihen 52 pamje nga natyra, vendet historike dhe qytetit me gjithe vlerat...
Letrat Vlora jane nje souvenir i bukur per cdo turist qe kerkon te vizitoje Vloren dhe te kete nje kujtim prej saj. Ato jane nje guide e vertete fotografike ku seicila leter perkon me nje destinacion turistik, qe varion nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim te saj. Aty perfshihen 52 pamje nga natyra, bregdeti, vendet historike dhe qytetit me gjithe...
Letrat Durresi jane nje souvenir i bukur per cdo turist qe kerkon te vizitoje Durresin dhe te kete nje kujtim prej tij. Ato jane nje guide e vertete fotografike ku seicila leter perkon me nje destinacion turistik, qe varion nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim te saj. Aty perfshihen 52 pamje nga natyra, bregdeti, vendet historike dhe qytetit me...
Letrat Berati jane nje souvenir i bukur per cdo turist qe kerkon te vizitoje Beratin dhe te kete nje kujtim prej tij. Ato jane nje guide e vertete fotografike ku seicila leter perkon me nje destinacion turistik, qe varion nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim te saj. Aty perfshihen 52 pamje nga natyra, vendet historike dhe qytetit me gjithe vlerat...
Beautiful Beaches of Albania eshte nje kolazh me kartolina te mbledhura ne format firzamonike, ku paraqiten permes fotografise 20 plazhet me te bukur dhe te preferuar shqiptare nga veriu ne jug. Cdo fotografi eshte nje destinacion i cili eshte i pajisur edhe me QR code. Produkti eshte i plastifikuar dhe eshte ne formatin 15x10 cm.
Old Albanian Costumes eshte nje kolazh me kartolina te mbledhura ne format firzamonike. Ato jane 20 kartolina te prodhuara nga vende te ndryshme te botes si Gjermania, Franca, Anglia, Italia, etj gjate viteve 1800-1900 ku permes gravurave ose fotografive paraqitet shqiptari me veshje te tij tradicionale, ne treva te ndryshme, te banuara ne keto vite, nga...