Aldo Shpuza ASH0001
New product
Kur shkruan poezi, je njëkohësisht njeriu më kujdesshëm dhe më i pakujdesshëm në botë. Mbase kjo është dilema ekzistencialiste mes të dhënurit formë dhe të qënurit i lirë. Poezia e Aldo Shpuzës vjen si një tërësi reflektimesh të thella: Këtu qëndron një prej veçantësive individuale të tij, ku urtësia vjen natyrshëm, pa stërmundime racionale, dhe thellësia e saj nuk njeh moshë; vjen si rezultat i fuqisë së heshtjes, i meditacionit, thuajse i veçantë përkundër traditës apo bashkëkohësisë së poezisë shqipe. Metafora sendërtohet pa sforco dhe është e plotë, e gjallë, shënjuese, shprehëse, autentike, - e ardhur pa “leksione stilistike” apo “përvoja të gjata leximesh” me laps në dorë
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Magus | |
ISBN | 9789928435767 | |
Mosha, prejardhja, edukimi apo faktorë të tjerë të jashtëm të autorit të këtij vëllimi, Aldo Shpuza, nuk na ndihmojnë fare ose mund të na japin veçse ca pak hije për të shkuar brenda sferës poetike që rrok vëllimi në fjalë që sapo është hedhur në treg. Konteksti social dhe faktorë të tjerë të jashtëm qëndrojnë me botën e brendshme të poetit tamam në raportin që ajsbergu shfaq teksa qëndron mbi dhe nën ujë.
Një qasje jo thjeshtë fizike e qëndrimit të trupit të ngurtë në mjedisin e lëngëta; as një teknikë letrare si ajo e “asjbergut” për të cilën fliste edhe Ernest Heminguej, por është një raport mes botës tënde të jashtme dhe asaj të brendshme, krejt i veçantë dhe plot mjeshtri te Aldo Shpuza: Këtë karrem na e jep titulli i vëllimit poetik, por elementet e tjera paratekstualë, si hyrja, që ka shkruar vetë autori, nuk na ndihmojnë shumë, me përjashtim të faktit se poeti pohon dilemën ekzistenciale mes të dhënurit formë të poezisë në njërën anë dhe të qenurit i lirë, pra vetvetja në anën tjetër. Jo edhe aq për fajin e tij, forma vjen e lirshme, e palimuar deri në detaje nga filtra redaktorialë, por përmasa e lirisë së brendshme është e pamatë, origjinale, autentike, plot ndjesi, shije, fuqi shprehëse, ritëm të brendshëm, etj.
Këtu nuk iu lë gjë mangut për nga pasuaria, bollshmëria dhe talenti as mjeshtrave të sprovuar të vargnimit. “Shkrimtari i shkujdesur” sfidohet nga gurra e brendshme poetike; nga ndjesitë e shumta vibruese brenda trupit dhe mendjes, nga lirshmëria dhe zhdërvjelltësia për të artikuluar me fjalë poetike gjendjet dhe ndjesitë, nga konflikti mes arsyes dhe intuitës.
Të gjithë ndjejmë, frymojmë, prekemi, pranojmë, refuzojmë, dashurojmë, rebelohemi, zhgënjehemi në përballjen tonë me botën, me qeniet, me të bukurën, me femrën/mashkullin, etj, por pakkush artikulon një qasje universale, ashtu siç e sendërton poezia dhe arti; pakkush është i vërtetë, i thjeshtë, i qartë, i artikulueshëm, i ëmbël dhe i gjithëpranueshëm: Pakkush e përmban dhe e shtrydh mllefin, urrejtjen, vdekjen dhe shkatërrimin përballë pranimit, përshtatjes, jetësimit, dashurisë dhe përjetësisë për të shndërruar në një mësim apo leksion jete.
Në qasjen me dashurinë, me femrën, me kohën, me artin, me heshtjen, me vdekjen, me natyrën, me shiun, me liqenin, me paraardhësit, me politikën, me shoqërinë e kështu me radhë, autori është kërkues, teksa kërkon thelbin e gjërave: Ai është brenda dhe jashtë, është qenie e arsyeshme, por edhe e ndjeshme njëherësh, - që synon të shkojë drejt një unifikimi: “Aty ku mendimet vdesin, vjen fuqia e heshtjes”. “Jeta është një mision për të kuptuar vdekjen, vdekja nuk është fundi i misionit, por fundi i të kuptuarit të jetës”. (“Serenatë”, fq. 79).
Të tilla refleksione ka shumë, të cilat nuk vijnë si aksioma apo teorema logjike, por vijnë si të vërteta personale, të thella, shpeshherë të fuqishme, dhe të natyshme, pas një rrugëtimi të çlirët të ndjesive të shpirtit përmes një urtie të pazakontë për moshën: “Dashuria i mëson njerëzit të flasin, heshtja i mëson të dashurojnë”. (“Titanik”, fq. 21); “Në qoftë se uji ka memorie, atëherë shiu patjetër ka kujtime”. (Valsi i liqenit”, fq. 8); “Në qoftë se mikroskopi deri më tani nuk ka arritur të shohë shpirtin e njeriut, nuk do të thotë që shpirti nuk ekziston. Nuk ekziston akoma mikroskopi”. (“Shpirti im”, fq. 30); “Dashuritë lindin në universe të ndryshme. Koha i bashkon./Tradhëtitë lindin në të njëjtin univers. Koha i ndan në universe të ndryshme". (“Autostrada gjashtëdhjetë”, fq. 36) “Ne nuk i kuptojmë kohët e foljeve, prandaj nuk e kuptojmë Zotin” (“Ne të dy”, fq. 65); “Në qoftë se i vëmë dashurisë një kapak, ndryshe nga të gjithë kapakët e tjerë, ai mbyll një enë bosh!” (“Nuk dua”, fq. 69); “Padija është stacioni i fundit i dijes” (“Vërtetë nuk e di”, fq. 83); “Dashuria është placebo, por efektin e ka të vërtetë” (“Për ty”, fq. 90): “Ëndrra e një nate është një poezi e pashkruar e një dite!” (“Trëndafili i heshtjes”, fq. 91): “Drejtësia është si një shkop i shtrembër. Nuk mund ta drejtosh atë, pa e thyer më parë” (“Vrojtues”, fq. 98): “Rruga e vetme që të shmangësh të pashmangshmen është duke mos e shmangur atë” (“Për poeten”, fq. 99); “Në se shkruan një poezi gjeniale, ajo me siguri është për një femër, nëse shkruan një poezi për një femër, me siguri ke rënë pre e gjenialitetit të saj” (“Asaj”, fq. 107).
Të tilla reflektime të thella ka plot të cilat potencohen ndryshe përkundër traditës poetike shqiptare. Këtu është gjysma e dytë e gjithë poezisë së Aldo Shpuzës: Këtu qëndron një prej veçantësive individuale të tij, ku urtësia vjen natyrshëm, pa stërmundime racionale, dhe thellësia e saj nuk njeh moshë. Pra, sekreti i urtësisë nuk vjen si rezultat i një analize logjike të fjalës, i një procesi racional; por vjen si rezultat i fuqisë së heshtjes, të meditacionit:
“Fjalë, veç fjalë më vijnë ndërmend
dua të mbyll sytë njëherë,
Të dëgjoj
zërat e ëndrrave që nuk flasin
por më bëjnë
Të jetoj!
Fjalë, asnjë fjalë,
Nuk më vjen ndërmend....” (“Fjalë”, fq. 106)
Tjetër veçantësi është edhe mënyra e ndërtimit pa sforco e metaforës, e cila është autentike, i ardhur pa “leksione stilistike” apo “përvoja të gjata leximesh” me laps në dorë. Sprovimi stilistikor vjen natyrshëm, paçka se hasen edhe poezi si “Shshshsh” ku ka përpjekje tejet të çmuara për të arrirë përsosjen e strukturës së vargut dhe të poezisë. Edhe diçka tjetër: Në të gjithë vëllimin ka fjalë të rralla, të vjetra por edhe neologjizma, të cilat shfaqen si rezultat i talentit të spikatur të poetit.
Ky vëllim poetik do të kishte qenë më i arrirë nëse do të ishte bërë një punë redaktoriale më e kujdesshme, në strukturimin e ndonjë vargu, në korrektimin e ndonjë gabimi gramatikor, por kjo nuk e cënon aspak talentin poetik dhe vlerat e këtij vëllimi, i cili, veç mjeshtrisë, futet plot urtësi në botën e madhe të poezisë shqipe me identitetin dhe vlerat e tij të spikatura.
Albert Gjoka, studiues i letërsisë
pages | 109 |
ISBN | 9789928435767 |
Shtëpia botuese | Magus |
Redaktori | Altin Bogdani |
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.