Salman Rushdie BD0107
New product
Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994302772 | |
Rreth librit
Më 14 shkurt të vitit 1989, ditën e Shën Valentinit, Salman Rushdie-s i telefonoi një gazetar i BBC-së, i cili i tha se Ajatollah Khomeini e kishte “dënuar me vdekje”. Ishte hera e parë që ai dëgjonte fjalën fatwa. Cili qe krimi i tij? Shkrimi i romanit me titull Vargjet satanike, i cili, sipas akuzës, ishte “kundër islamit, Profetit dhe Kuranit”.
Dhe kështu nisi odiseja e jashtëzakonshme e një shkrimtari që detyrohet të jetojë në ilegalitet duke u zhvendosur nga një bazë në tjetrën, nën praninë e vazhdueshme të një skuadre të armatosur mbrojtëse. I kërkuan të zgjidhte një emër të rremë, me të cilin ta thërrisnin policët. Ai filloi të mendonte për shkrimtarët që donte më shumë dhe të krijonte kombinime me emrat e tyre. Papritur, në mendje i përshkënditën emrat Conrad-it dhe Çehov-it – Joseph Anton.
Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendimeve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie flet për herë të parë për këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndësishme të kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai flet për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e rifitoi lirinë.
| pages | 800 |
| ISBN | 9789994302772 |
| Shtëpia botuese | Dudaj |
| Published year | 2012 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Engjëllushe Shqarri |
| Roman | Sagë&Histori |
“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi... Ky është romani si mit dhe si satirë.”
“Fëmijët e mesnatës” është fitues i çmimeve “Booker Prize”, “English Speaking Union Literary Award” dhe “James Tait Prize”, në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin “The Best of the Booker”, në 1993 dhe 2008.
“Magjistrica e Firences” është historia e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështje të fesë, dëshirës dhe...
Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre...
Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
Ngjarjet e vendosura në një mjedis lindjes populluar nga magjistarë dhe kafshë magjike fantastike, përrallat klasike për fëmijë të Salman Rushdie kanë të njëjtën imagjinatë si Udhëtimet e Guliverit, Liza në botën e çudirave dhe Magjistari OZ.
Salman Ruzhdi kësaj radhe është fokusuar tek romanet e krimit – thrillerit, të kombinuar me pasionin. Vrasja e Maks Ofulsit, një njeri me vlera të jashtëzakonshme, ish-diplomat amerikan dhe shef i antiterrorizmit të SHBA-ve ngjall shumë mëdyshje për natyrën e krimit. Por, ccfarë ndodh në fund? Paralelisht zhvillohet edhe një histori dashurie fataliste....
“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.
In a tour-de-force that is a modern masterpiece about the quest for love and family, Booker Prize-winning, internationally bestselling author Salman Rushdie has created a dazzling Don Quixote for the modern age.
It is also a deeply moving reminder of literature’s capacity to make sense of the unthinkable. This an intimate and life-affirming meditation on life, loss, love, art – and finding the strength to stand up again.