Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.Bombë në Beograd është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga. Në sfond të të gjithë kësaj është dashuria në mes dy heronjve kryesorë
Ky libër nuk mëton të paraqesë historinë e politikës së jashtme dhe të brendshme të zbatuar nga Stalini. Dëshiron vetëm të jetë një kronikë e bëmave të oborrit të tij, duke nisur nga shpallja me brohori e tij si "udhëheqës", në 1929-tën, deri ne vdekjen e tij, më 1953. Pra, është fjala për një biografi të oborrtarëve të tij, një studim që lëviz mes...
Një mbrëmje me stuhi në qytetin bregdetar të Konkarnosë. Zotin Mostagen, tregtar kryesor i verës i qytetit, qëllohet me armë pak pasi ka dalë nga kafeneja e hotelit Admiral. Kur komisarin Megre vjen për të zgjidhur krimin, ai e gjen gjithë qytetin të kapur nga paniku për shkak të një artikulli të botuar në gazetën lokale, si dhe për faktin se mesa duket...
E gjithë krijimtaria e Camajt përmblidhet në dhjetë vëllime. Ato i paraqiten lexuesit jo në formë të njëtrajtshme për nga madhësia. Lexuesit i vijnë në ndihmë edhe parathëniet e studimet shoqëruese, të kryera mirëfilli nga vetë autori apo specialistë a njohës të profilizuar të veprës së tij. Vepra letrare e Martin Camajt i kumton lexuesit “variantën...
“Kur bota jonë u bë e krishterë” është një libër i jashtëzakonshëm mbi botën njerëzore, fetare dhe politike. Shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili shtjellon një çështje të madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si “kryevepra e shpikjes fetare”, arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, ta vendosë veten mbi...
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Romani “Gruaja e Shiut” është një arritje e shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe padyshim një nga kulmet e krijimtarisë letrare të tij. Sipas autorit, mesazhi që përcillet në këtë libër është përgjegjshmëria e të jetuarit dhe rezistenca për ti bërë ballë konteksteve historike
Provinca Françeskane Shqiptare është nga botimet më të plota që tregon historinë e misioneve të këtij urdhri që nga shekulli XIII deri në vitet 60 të shekullit të XX. Për herë të parë jepen të dhëna për rolin fetar në ruajten e krishtërimit në Shqipëri, por edhe për kontributin që dhanë françeskanët për gjuhën, kulturën dhe zhvillimin social-ekonomik të...
Histori e gjuhësisë, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla deri në ditët tona. Paraqiten rrethanat historike dhe klima kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Ky botim i ri është pasuruar me një kapitull të ri mbi gjuhësinë e shekullit XX, i cili i hartuar në fund të shekullit të kaluar, ndihmon për kryerjen e një bilanci...
Në këtë poemë shoqërore - psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Poema, "Andrra e jetës", është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i motiveve nga jeta e fshatarëve të...
"Dieta Niki" Si të dobësohemi në mënyrë të shëndetshme, 5 kg në 3 muaj, 10 kg në 6 muaj, 20 kg në 12 muaj. Metodë që të jep energji dhe nuk ndjen uri. Bazohet në llojet e ushqimeve që duhen ngrënë, sasinë e ushqimeve për çdo vakt dhe ushtrimet fizike që duhen kryer.
Malaparte thotë se shteti totalitar është një shtet ku gjithçka jo e ndaluar, është e detyrueshme. Përkufizim sa i butë, aq dhe i pamëshirshëm.
Një libër, ka si qëllim t'i prezantojë studentët me shkencën ekonomike, në mënyrë sa më të përmbledhur.
Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor. I shkruar si mjet edukues dhe formues për studentët dhe pedagogët, ai trajton çështje të rëndësishme dhe të zakonshme të hasura në...
Botimi i librit përfshin disa reflektime më të pjekura për rolin e fuqisë ushtarake në botën bashkëkohore. Këto reflektime përfshijnë analiza të konflikteve të fundit, që nga lufta e Afganistanit deri te ajo e Irakut, dhe debatet e vazhdueshme për mësimet që mund të nxirren nga këto luftëra.
Poet dhe mendimtar i madh gjerman. Vepra e tij ka ushtruar një ndikim domethënës mbi tërë poezinë dhe filozofinë moderne, duke përfshirë shkrimet e Nietzsche-s, Rilke-s, Heidegger-it, Paul Celan-it etj.
Vepër themelore e albanistikës, Fjalor etimologjik i Gustav Meyerit ka qenë pikë referimi për këdo që ka punuar në këtë lëmë këta njëqind vjetët e fundit. Ai vjen në shqip për herë të parë pas më se një shekulli qysh nga botimi në gjermanisht më 1891.
Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese. Autori në këtë libër argumenton se ndërtimi i shtetit është një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin botëror, sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë burimet e shumë prej problemeve më serioze të botës, nga varfëria tek SIDA, droga dhe...
Tomas Eloy Martinez ka shkruar një roman tronditës që përmbledh shpirtin e tangos dhe, njëherazi, zbulon një Buenos Aires, ku realiteti shtrihet mbi intriga pafund.
Nina e vogël vesh uniformën e doktoreshës dhe viziton arushbebushin si një doktoreshë e vërtetë. I dëgjon frymëmarrjen, i kontrollon veshët, hundët dhe pastaj i bën një gjilpërë. Duke luajtur me Ninën, fëmijët mësojnë profesionin e doktoreshës. Kopertina: me mbushje, e butë.
Gastonit të vogël i pëlqen shumë të pilotojë. Me avionin e tij ai ngjitet mbi re dhe formon figura në qiell. Në këtë libër tregohet se sa bukur është të drejtosh një avion dhe të fluturosh sipër reve. Kopertina: me mbushje, e butë.
Lindja e një fëmije mbetet një ngjarje e madhe për çdo familje.
Ky libër përmban vjershat më të bukura për lodrat e dashura të fëmijëve. Ato shoqërohen me ilustrime magjepsëse nga bota e lojërave. Duke shtypur butonin pranë figures përkatëse fëmija do të dëgjojë vjershën për lodrën e tij të preferuar. Vjershat janë të thjeshta, me rimë të përshtatshme për këtë moshë si dhe shoqërohen me melodi fëminore.
Pema e familjes është një skemë që tregon paraardhësit. Ata janë njerëz të familjes tënde që kanë lindur para teje.
Ky është romani i parë që ka shkruar George Sand, pa bashkëpunëtorë. Nuk është vetëm një romancë e gjallë, por edhe një kërkesë e zjarrtë për ndryshim ndaj pabarazisë së ligjeve franceze të kohës për martesën, duke sjellë një këndvështrim të ri rreth gruas. Ai sjell historinë e një vajze të re, të bukur dhe të pafajshme, e martuar me një njeri shumë më të...
Ky set është për femra me bukuri natyrale, të zonjat një karrierë dhe që dinë të ruajnë vetveten në një lidhje, duke u kthyer në vajzën e ëndrrave për një burrë. Prandaj Bukinist ka mbledhur në një buqetë këto tre libra: “Si të dukesh 10 vjet më e re me 80 procedura jokirurgjike” me autorë Patrick Bowler dhe Jennifer Christie; “Të bëjmë përpara” të Sheryl...
Krastakraus" është vepra të cilën autori e shkroi në një kohë të shkurtër në vitet '60, para arratisjes në SHBA dhe mbeti e pabotuar deri në fillim të viteve '90. Ndonëse është konsideruar një prej romaneve më të mira të letërsisë shqipe, autori dhe kjo vepër u ndëshkuan në heshtje
Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”