Fjalor etimologjik i gjuhes shqipe View larger

Fjalor etimologjik i gjuhes shqipe

Gustav Meyer BCA023

New product

Përshkrim i shkurtër

Vepër themelore e albanistikës, Fjalor etimologjik i Gustav Meyerit ka qenë pikë referimi për këdo që ka punuar në këtë lëmë këta njëqind vjetët e fundit. Ai vjen në shqip për herë të parë pas më se një shekulli qysh nga botimi në gjermanisht më 1891.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN978-99927-33-91-8

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Para Meyer-it, pothuajse asgjë nuk dihej për historinë e gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera të familjes indo-europiane. Vetë gjuha ishte kaq pak e njohur në rrethet akademike, sa vërejtjet, komentet e analizat për tiparet e saj fonetike, gramatikore e leksikore shpesh kufizoheshin me shënimet në fund të faqes, ose zëvendësoheshin me retorikë romantike të tipit i vetmi popull... . Kontributi i Meyerit në nxjerrjen në pah të natyrës perëndimore të kulturës shqiptare i dha kësaj kulture një prestigj aq të fortë, sa ia rriti asaj shkallën e imunitetit ndaj prirjeve të ndjeshme orientalizuese. Ideatorët e një albanistike "sui generis", duke u mbështetur në disa pasaktësi të Meyerit, u rrekën ta shpërnjohin krejt korpusin e tij, në përpjekjen për t'ia fshirë kulturës sonë shekullore gjurmët e bashkëjetesës së gjatë e të plleshme iliro-romake. Gustav Meyer qe "i pari që konstatoi e që vuri në dukje me një formë përmbledhëse tërësore elementin e trashëguar të shqipes dhe e vendosi atë në vendin që i përket kësaj gjuhe në rrethin e gjuhëve të tjera indoeuropiane. Fjalori Etimologjik nuk mund të mos përfaqësojë një moment kthese në historinë e albanologjisë, çka do t'i sillte autorit edhe çmimin e merituar Volney, të cilin ia blatoi Instituti i Francës, në vitin 1891. Etimologjia është ajo degë e gjuhësisë që i tërheq veçanërisht amatorët e dashamirësit, me gjithë kërkesat e mëdha që ia bën lexuesit."

Data sheet

pages584
ISBN978-99927-33-91-8
RedaktoriSeit Mansaku
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnila Omari