Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
Letërsi bashkëkohore shqipe-poezia
a quajtur Libri i udhëtarit, megjithëse udhëtarit të Izet Durakut, një personazh qendror i romanit, rruga vazhdimisht i rezulton pa krye, natyrisht për shkak të një mjedisi, shoqërie dhe kohe që edhe ato nuk dinë çbëjnë, nuk dinë se ku po shkojnë. I ndërtuar nga fragmente jermi, ai ngjan unik në llojin e vet.
Këtë roman ua dedikoj atyre që se kuptojnë dashurinë që i rrethon. Nëse dikush të do, qoftë edhe një person i vetëm, shkruaj për të. Të shkruarit ska të bëjë me vullnetin, durimin apo dijen.
“Lufta e fshehtë në Shqipëri” është është studimi i parë shkencor që i kushtohet kësaj teme. Ky liber fitoi Çmimin e Parë nga një juri ndërkombëtare si vepra shkencore më cilësore kushtuar antifashizmit të popullit shqiptar
"Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948" është një libër i dobishëm, ku qindra lexues do të gjejnë të dhëna për jetëshkrimet e prindërve apo gjyshërve të tyre, ku studiuesit e historisë së luftës antifashiste do të gjejnë burime parësore për verifikimin e pikëpamjeve dhe të tezave të parashtruara deri më tani, ku mund të vërejnë edhe pamjen e vërtetë të...
Libri ndjek hijen e autorit, i cili është një personazh i lënë në harresë si patriot që qëndroi në krah të Ismail Qemalit e Fan Nolit dhe mbeti në histori si një ndër dëshmorët me moshë më të vjetër që luftoi kundër fashizmit. "Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë", me dëshmitë tronditëse të tij, është një provë se shqiptarët shpesh e kanë përdorur...
Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
Per here te pare vjen nje studim i plote nga nje studiues dhe mjek shqiptar per ceshtjet e ereksionit dhe infertiletit; shkaqet, diagnoza dhe kurimi i semundjeve seksuale tek meshkujt
Dokumentacioni i gjerë që shoqëron arsyetimin e autorit është shumë i vlefshëm në këtë rast dhe burimi për teza të ndryshme shkencore
Libri është i ndarë në katër kapituj, në të cilët autori thyen mite të ndryshme të cilat më parë merreshin si fakte historike.
Miti i malit në antropologji e letërsi (gojore ose të shkruar) vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, qofshin këta të huaj ose vendës.
Roland Zisi ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit në përiudhën 1985 - 1989. Pedagog prej 22 vjetësh në Departamentin e Letërsisë, Universiteti "Eqerem Çabej", Gjirokastër.
“Shtëpia e Mortëve”, një metaforë e shumëfishtë e krijuar nga shkrimtari Ardian Kyçyku, herë të kujton një kullë ngujimi, herë një bunker, herë një kështjellë apo një burg ku bëhen dhe lahen të gjitha mëkatet...
Merita e parë e veprës së Borgia s qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe...
Një vështrim ndryshe për Enver Hoxhën nga historiani i njohur, Jon Halliday, biograf i njohur edhe për figura tw tjera të rrafshit botëror si ajo për Mao Ce Dun. Sipas autorit të librit , “E. Hoxha kishte një vizion për ‘socializmin në një vend të vetëm’ jo për arsye gjeostrategjike, por nisur nga, gjoja pastërtia e kulluar ideologjike, e cila shërbente...
Studimi "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë. Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura.
Shënime nga udhëtimet e gazetarit dhe studiuesit të njohur Naim Zoto në trevat e dy kontinenteve, që nga vendi i Rumit të urtë e deri në Perëndim. Përshkrime të detajuara të realiteteve që dëshmojnë vlera, tradita dhe histori
Si u përjashtuan Fishta, Konica dhe Skroi nga “Historia e letërsisë shqipe”. Studim historiko-letrar dhe krahasues
"Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të". Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Për brezin e më të vegjëlve të viteve 1990 autorja e këtij libri kujtohet si Danja e Telebuçkos, një prej emisioneve më të vlerësuar për kohën.
Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA.
Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë shqiptare.
Zgjuarsia ka qëndruar në Dibër. Kjo nuk përfaqëson thjeshtë një frazologji popullore, por dëshmohet edhe në proverbat dhe fabulat inteligjente të kësaj treve. Pas botimeve përmbledhëse për herë të parë bëhet një studim monografik për tregimin alegorik dibran në një këndvështrim të posaçëm...
Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse.
Libri synon, gjithashtu, që për herë të parë të japë këndvështrimin jugosllav mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave tek lexuesit shqiptarë. Nëpërmjet analizës së raporteve të të dërguarve jugosllavë në Shqipëri, kuptohet se si ata e shihnin Enver Hoxhën dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, si dukej qendrimi i Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë dhe çfarë priste...
Duke thelluar kërkimet e tij, sidomos në arkiva të huaja, në shërbim të plotësimit me fakte, argumente dhe dokumente të reja rreth lidhjeve shqiptaro-hebraike në funksion të shpjegimit shkencor të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, sjellje unike që vazhdon të çudisë botën edhe sot e kësaj dite, studiuesi Shaban Sinani sjell...
Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.
Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.