Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Naimi

Shtëpia botuese, e pagëzuar me emrin “Naimi”, në nderim të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri është themeluar në vitin 2008 synon promovimin mbi baza profesionale të literaturës dhe kulturës në përgjithësi

për faqe
Shfaq 1 - 32 nga 112 libra
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok
    I ri

    Libri “17-rroksha” vjen si një risi poetike në shqip, e para e llojit të vet, por që frymëzohet nga poezia japoneze “hajku”, për sa i përket strukturës së tingujve (në këtë rast rrokjet). Secila poezi përbëhet nga 17 rrokje; nga ku edhe emri. Vargjet e këtij libri kanë diçka që pritet të zbërthehet e të shijohet. Çdo lexues apo lexuese mund ta bëjë këtë...

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 000 Lekë Në stok

    Albanian stand toward the Jewish question in keeping with the historical truth, on the other hand does liberate it from the flood of folkloric myths and interpretations that have lately disregarded history in favor of legend.

    3 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Romani “Allah n'est pas obligé“(Allahu nuk është i detyruar...) rrëfen historinë e një fëmije jetim që niset të shkojë te tezja në Liberi dhe bëhet fëmijë-ushtar.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Tregime të zgjedhura

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Romantikët e quanin gjuhë perëndie. Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Vetë letërsia shqipe lindi si një mundim për tu shprehur në gjuhën amtare.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    "Antologji poetike për kuajt" nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Studime në antropologji kulturore është pjesa e tretë e një serie studimesh në këtë fushë: Antropologjia kulturore e sheh historinë e njerëzimit si histori mendimi.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Berati është një prej qyteteve që i ka dhuruar botës shqiptare, për botën e madhe, jo një emër, po një mbiemër, mbiemrin Beratinus - beratini. Kodiku i Purput i Beratit e ka bërë të famshme botën shqiptare me anë të një mbiemri, gjë që ndodh shumë rrallë.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame.

    500 Lekë
    Në stok
  • Këtij libri, të strukturuar në trembëdhjetë kapituj, i paraprin një parathënie, mjaft përmbajtësore, e dr. Kastriot Markut që njëherësh është edhe redaktor i librit.

  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Pothuaj krejt libri që po i paraqitet lexuesit formatohet nga kumtesat e mbajtura në konferencën “Dinastia e Qyprillinjve në ish- Perandorinë Osmane”, zhvilluar në Berat para tre vjetësh, ku historianë pasionantë, nga më të mirët e vendit, zbardhën përmasat e vërteta të Qyprillinjve

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Ky botim sjell biografinë e plotë rreth nënshkruesit të Pavarësisë dhe nënkryetar i Qeverisë Kombëtare të kryesuar nga Ismail Qemali

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Andon Andoni, vijues i nje tradite letrare te themeluar nga Dritero Agolli, Teodor Laci, Skender Rusi dhe Sotir Andoni, rikthehet per lexuesit me nje vellim me tregime, i cili e befason lexuesin me menyren e rrefimit, lenden qe rrok dhe elemente te tjera te zhanrit te prozes se shkurter

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Njësitë frazeologjike, në mungesë të dokumenteve të hershme të kulturës së shqipes, vlerësohen prej nesh si një letërsi e hershme, duke u formësuar në nivelin e formës së shprehjes (sipas termit të përdorur nga L.Hjelmslev) pothuajse nga po ato përftesa që e karakterizojnë letërsinë popullore.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Naim Frashëri mori përsipër të krijojë lexuesin e një letërsie kombëtare, ose, siç shkruante shumë kohë përpara albanologu H. Pedersen, tu jepte bashkatdhetarëve të vet, me kryeveprat e tij në prozë e në vargje, shijen e të lexuarit.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Përzgjedhja e emrit, shkurtimet ledhatuese dhe nofkat. Fjalorë shkurtimesh dhe emraash të pëlqyeshëm. Ky  libër  me siguri ka një vlerë të madhe sidomos për studiuesit e onomastikës , për student, doktorantë, po edhe për të tjerët  e  interesuar,  duke qenë se  mungojnë libra të kësaj  përmbajtjeje –tematike  që ka brenda tij. Libri  shton dhe vërteton...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Në librin e ri “Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)”, autorja Juljana Krisafi sjell dokumente arkivore dhe dëshmi autentike të protagonistëve që identifikojnë me realizëm shkëlqimin dhe muzgun e të ashtuquajturës “Miqësi e Madhe”,  e cila, në thelb, kishte jo vetëm interesat shtetërore e kombëtare, por edhe interesat për pushtet e...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.

    800 Lekë
    Në stok
  • Autori sjell në këtë libër tezën se koha e revolucioneve ka vdekur prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, çështjet europiane nuk zgjidhen më me veprim në rrugë por me lëvizje mendimi. Libri "Europeizmi si histori mendimi", është i ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë Demokracitë perëndimore përgjatë procesit të rindërtimit pas Luftës së Dytë Botërore...

  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Libri nis me historinë e Fan Nolit, raportet e tij me Shqipërinë komuniste dhe E. Hoxhën, dhe përfundon me Xhevahir Spahiun. Pyetja se kush kanë qenë heronjtë dhe kush kanë qenë armiqtë është pyetja më e vështirë në Shqipërinë e sotme, shkruan Arshin Xhezo në libër.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Dashuria është gjëja më e pastër që njeriu mund të ketë dhe të përjetojë gjatë jetës së tij. Këto gjendje dhe ndjesi shtron autori Lucgjonaj, i cili luan me vëmendjen e lexuesit. Ai e di se çfarë e mban të mbërthyer lexuesin mbas tekstit: pikërisht pezulli dhe kaosi. Lënia pezull e ngjarjeve, ndjesive i krijon lexuesit ndjenjën e përshtjellimit si dhe...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Me këtë libër të Bardhyl Demirajt tekstet e traditës arbëreshe i nënshtrohen një qasjeje filologjike në kuptimin e ngushtë të fjalës, sa mund të themi me plot gojën se kemi të bëjmë këtu me kontributin e parë të mirëfilltë të një autori shqiptar për filologjinë arbëreshe.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Në studimin monografik “Gjakmarrja në prozën shqipe” të Eduard Grishajt për herë të parë letërsia shqipe, në tërësinë e vet, jashtë kufijve kronologjikë dhe atyre politiko-shtetërorë: prej Rilindjes deri në kohën e sotme; në Shqipëri, Kosovë e në letërsinë e mërgimit, lexohet vertikalisht, në rrafshin e kodeve të leximit, përmes përbërëses etnojuridike,...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Përmes personazheve të Maries, Ndreas, Lleshit apo Xhevries në Verriun e Shqipërisë, autori na flet për një shoqëri egoiste që i tjetërson kuptimin togfjalëshit ji i lirë. Ndonëse ishte ideuar si skenar filmi, autori pohon se në thelb ka përcjellë sintezën e gjurmëve që la pas gjakmarrja, ideologjia dhe burgjet e komunizmit.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I riI ri

    Autori Shkëlqim Çela, fitues i Çmimit Kadare, vjen me një përmbledhje me tregime për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga Botimet “Naimi”.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 32 nga 112 libra