Ky libër tregon kalvarin personal, por në një kauzë më të madhe, që shkon në zbardhjen e së vërtetës, të marrëdhënieve që ndërtoi komunizmi me studiuesit nën kupolën e quajtur Akademia e Shkencave, konkretisht në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, ku gjuhëtari Bahri Beci punoi për 40 vite.
Libri dëshiron të bindë lexuesin se të gjitha përpjekjet e tij për dashuri janë të caktuara të dështojnë nëse ai nuk përpiqet të zhvillojë më aktivisht në mënyrë sa më të plotë personalitetin e tij, me qëllim që të arrijë një orientim produktiv
Libri ka në qendër të tij ndriçimin e biografisë familjare të gazetarit Blendi Fevziu dhe manipulimeve që ai tenton ti bëjë asaj sipas autorit.
Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope.
Frika më e madhe për një krijues nuk është humbja e garës me të tjerët apo me botën, por frika e madhe dhe totale është humbja e raportit të vogël të përditshëm me veten.
Nga libri: E tashmja e njeh të shkuarën, por jo të ardhmen. Ato nuk mund të shkojnë më larg se dëshira për të dalë në sfond e padukshmja.
Romeo Çollaku ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze.
Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.
Lëvizja studentore shqiptare, 1990-1991. Origjinat historike dhe kontributi i saj gjatë transformimeve politike.
Pjesë nga libri: E gjithnjë shpresonim në atë fijen e barit të gjelbër, që luhatej nga liria.
Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.
Pjesë nga libri: Dashunia fillon prej gjysmës ... Do të vijsh, do të ikësh Ti do të kesh kambë të kuqe Kpucë të bardha Ah, ta kisha edhe unë nji ijë prej gize! ...
Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar.
Ky botim redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).
Libri është një buqetë kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkëkohësit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi.
Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë.
Familja e autorit ja kushton botimin e këtij libri ish të burgosurve dhe të internuarve politikë në Shqipëri si dhe familjeve të tyre që vuajtën përndjekjet gjatë asaj kohe.
Së pari, ishte një lëvizje shoqërore, sepse i përmbush të gjitha parametrat e një lëvizjeje shoqërore. Ajo pati strukturë, udhëheqësi, vlera të qarta ideologjike dhe ishte në marrëdhënie jo varësie me strukturat e parisë politike.
"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
Vendosja e një demokracie liberale, si objektiv dhe si proces, duket një objektiv më i largët sot se sa ka qenë në vitin 1990.
Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste. (A ka ndonjë gjë që s'do tia falnit dreqit Veçse gjuha është thesar i pa çmim).
Libri botohet për herë të parë. Ai e merr emrin nga një prej shkrimeve të tij përbërëse dhe është i ndërtuar me 12 të tillë.
Mbasi gjithë natën andrrova burrat e kthyem në derrkucë, në mëngjes u zgjova i raskapitun
Teksa shkruan: "Unë mund të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi? Kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira ime absolute", Arshi Pipa është aq i vërtetë e aq i sinqertë, sa asnjë tjetër mendimtar përpara tij, nëmos Sokrati, modeli i tij kurajoz.