Catalog
Subcategories
Më në fund vjen vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi..., një sagë fantastiko-shkencore, që ka fituar zemrat e miliona lexuesve të rinj në mbarë botën...
This book is relevant, easy to understand, and to apply in everyday life and presents a modern way of 21st-century business communication. Written with a different, more effective approach, it will help you build profitable bilateral relationships with your buyers. The goal is to build the relationship in such a way that the buyer feels comfortable for...
Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
Ky bllok, Ditar, është hartuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në përgatitjen ditore. Struktura e planifikimit ditor është bazuar në kurrikulën e re me bazë kompetencat, sipas udhëzimeve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, në Arsimin Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë...
Pas Kokoro, vjen një tjeter roman nga mjeshtri i madh i letersise moderne japoneze. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze..
Në frymën e romaneve të famshme distopike, shumë të pëlqyera sidomos nga të rinjtë, vjen një roman që ka në qendër Truentin me 11 sfidat e tij, nga një vend me emër të trilluar, Trembaldi, "futur në ujë prej grykësisë së më të fortëve dhe djallëzoreve"!
Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, - me...
Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.
Në këtë roman, Şebnem İşigüzel krijon një univers të tmerrshëm, të madh. Ajo të çon në këtë univers dhe të braktis atje, duke të lënë krejt vetëm me ndjenjat, ndaj të cilave bie pre, ndërsa hap rrugën përmes romanit. Kështu, ti vjen të heqësh dorë nga jeta jote dhe të jetosh në botën e premtuar nga Dredhka
Bashkëthemeluesi i kompanisë The Carlyle Group dhe filantropi atdhetar, David M. Rubenstein, i çon lexuesit në një udhëtim gjithëpërfshirës përgjatë harkut madhështor të historisë amerikane, përmes bisedave informuese historianët tanë më të shquar.
Kjo eshte nje fletore e modeluar per t’i ardhur ne ndihme femijeve te ciklit parashkollor per te mesuar per te shkruar numrat, per te dalluar bashkesite dhe per te bere veprimet elementare te mbledhjes dhe zbritjes permes ushtrimeve logjike. Ky botim eshte pergatitur nga nje eksperte e arsimit parashkollor, e cila njeh edhe metodat didaktike te...
Kjo eshte nje fletore e modeluar per t’i ardhur ne ndihme femijeve te ciklit parashkollor per te mesuar per te shkruar shkronjat e alfabetit te gjuhes shqipe. Ky botim eshte pergatitur nga nje eksperte e arsimit parashkollor, e cila njeh edhe metodat didaktike te mesimdhenies dhe mesimnxenies per kete grupmoshe.