Pirati i yjeve View larger

Pirati i yjeve

Kenneth Oppel A-000714

New product

Përshkrim i shkurtër

Më në fund vjen vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi..., një sagë fantastiko-shkencore, që ka fituar zemrat e miliona lexuesve të rinj në mbarë botën...

More details

498 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928335975

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Më në fund, Met Kruzi është në timon...

Edhe pse është thjesht një punë vere dhe ai drejton një aerovinç modest, Meti është i emocionuar që është pjesë e vogël e diçkaje kaq  të madhe.

Me çdo ngarkesë, ai ndihmon në ndërtimin e Kullës Qiellore, portës së jashtëzakonshme të Parisit për në hapësirë. Por vera idilike e Metit nuk e ka të gjatë...

Ai i shpëton për një fije një sulmi vdekjeprurës nga babelitët fanatikë, të cilët duan të ndalojnë me çdo kusht që njerëzit të arrijnë hapësirën.

Më keq akoma, netëve të kaluara duke vështruar yjet me Kejt De Vrisin u vjen fundi  kur ajo kthehet në qytetin e Lajënsgejtit me kërkesë të prindërve. Është koha që ajo të mendojë për t'u martuar.

Por pastaj një shans që të vjen një herë në jetë ndez shpresat e Metit për të fluturuar sërish nëpër qiej.

Kanadaja dëshiron të jetë e para që të shkojë në hapësirë, dhe Ministri kanadez i Ajrit i ka kërkuar Kejtit të bëhet pjesë e ekspeditës së parë si eksperte e zoologjisë ajrore. Ka edhe një vend për Metin - nëse ai do të arrijë të kalojë testet rraskapitëse për t'u bërë një nga astralnautët e parë të botës në bordin e Yllngjitësit, anijes ajrore të jashtëzakonshme.

Është një garë mes më të mirëve, dhe Meti është i vendosur për të qenë pjesë e aventurës. Por a do t'ia dalë mbanë? Dhe nëse zgjidhet për të qenë pjesë e ekuipazhit, a do të arrijnë ata të kthehen sërish në Tokë?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages376
ISBN9789928335975
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfërdita Shuteriqi
RomanFantashkencë
I ri1