Një libër i jashtëzakonshëm që çliron një otë plot potencial lumturie dhe arritjesh personale për ju. Përmban grafikun e suksesit që do t’ju shoqërojë në transformimin e jetës tuaj.
Nje histori tragjike nga Siria, - ku permes jetes se nje familje ne Alepo, - na vjen e gjithe tragjedia, e rrefyer mjeshtrisht, ne detaje, dhe me permasat e drames se vertete.
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.
Ne, tokësorë me staturë shkencëtari, lindur në imagjinatë, por vendosur në qendra reale kërkimore të hapësirës, përmes ngjarjesh tipike, ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli; zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen ALIENËT. Ky liber eshte fitues i Çmimit vjetor te Ministrise se Kultures per letersine per femije...
Një vështrim i thelluar studimor për udhëheqësisht shqiptarë të periudhës 1912-1989: Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Tipologjitë e liderit që janë shfaqur një mjedisin politik shqiptar, parë me një metodologji të qartë dhe analizuar larg pasioneve politike.
Në këtë libër Koçi ka shkruar për udhëtimet dhe veprat e autorëve anglezë që bën eksplorimin e viseve shqiptare si Bajroni, William Leake, Edwuart Leair, Editth Durham, etj......
Libri përshkruan një histori nga Lufta e Dytë Botërore në qytetin e Beratit. Në libër bëhet fjalë për një ushtar italian i cili kthehet nga lufta italo-greke në gjendje të mjeruar, strehohet nga një familje beratase në lagjen e mirënjohur të Goricës.
Në këtë botim janë përfshirë vëllimet poetike: "Fija e barit në mur", "Intermezzo", "Fshehtësitë e qiririt" dhe "Sonata e Hënës".
Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur
Kjo biografi merret me jetën e Ahmet Zogut që në lindje, origjinën e familjes së tij, rininë, ngjarjet e rëndësishme që formësuan profilin politik të tij, si Kongresi i Lushnjes, karriera politike, raportet me serbët, ardhja në pushtet, shpallja mbret dhe raportet e tensionuar me Italinë, deri në pushtimin e vendit në vitin 1939
Autorja Juljana Haxhiraj Dulaj vjen me një rrëfim të pazakontë për dashurinë, humbjen, dhimbjen dhe forcën e njeriut për të ecur përpara, pavarësisht pengesave dhe sfidave që mund të na sjellë jeta.
Bizmesmeni dhe filantropi Vasil Naçi hedh në qarkullim një tjetër libër mbi mjeshtrinë e negocimit. Pas një periudhe të gjatë në biznes dhe trajnime, në zhvillimin e dy sipërmarrjeve të mëdha të edukimit dhe zhvillimit, “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”, vjen ky libër i cili do të jetë guida bazike më e mirë për artin dhe shkencën e të...
Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të...
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
Tregimet e Lu Xunit mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xuni konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.
Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas...
Poeti Roni Kacorri vjen me një përmbledhje poetike, e cila sjell një refleksion të thellë për realitetin në të cilin jetojmë, për zhvendosjet fizike dhe shpirtërore, kujtimet dhe pakënaqësitë e qenies, përmes metaforash dhe teknikash poetike të veçanta.