Heshtja, - rrefimi i një polici të Antimafias View larger

Heshtja, - rrefimi i një polici të Antimafias

Gianni Palagonia A-000745

New product

Përshkrim i shkurtër

Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, - me shume se kurre nga bota kriminale.  Libri vjen se shpejti per lexuesit. Porosite qe tani online. E sjellim tek ju sapo te hidhet ne qarkullim.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184849

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Tabloja e një mafieje siciliane, që sot punon në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pisëta dhe korrupsionit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.

Në Sicili nuk vrasin më, kjo është gjëja më e rëndë, termometri për të kuptuar se për mafien punët shkojnë vaj. Nuk vrasin më dhe të gjithë mendojnë se pas ndonjë arrestimi të bujshëm, mafia u shpartallua. Po këtu, e dinë edhe fëmijët, kur pllakos heshtja, do të thotë se punët ecin për mrekulli.

Tashmë, bandat e kanë marrë mësimin, e dinë se miku më i mirë mund të kthehet në xhelatin tënd dhe kanë ndryshuar strategji. Punojnë me ndarje hermetike; nëse dikush pendohet, mund të çojë në arrest pesë persona, jo më njëqind si përpara. Është një model në trajtë rrjete, post’hierarkik. Do të duhen vite përpara se të kuptojmë se çfarë dreqin po ndodh, çfarë po bën mafia e re.

Parullat e tyre sot janë: riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet. Pastaj bursa, lulëzimi i ndërtimit, tenderët e mëdhenj dhe, mbi të gjitha, politika. Personat fiktivë, buratinët; e vërteta është se ne jetojmë çdo ditë me mafien.

Mund të jetë ai djali thatim, që të drejton pistoletën mu në fytyrë, po më shpesh është ai tipi me bark e me kokën e rruar, me kravatë, që në xhepin e xhaketës mban vetëm stilolapsin për të firmosur çeqe e akte noteriale.

Unë kam një histori të tërë për t’ju treguar mbi këto gjëra. Jam gati 40 vjeç, jam polic, po kjo nuk është biografi. Është thjesht një pjesë e Sicilisë, e imja, e të gjithëve ne. Jam polic. Jo një nga të shumtët: një zevzek, kështu thonë.

Kësaj here më quajnë Xhani Palagonia.

REVIEWS

“Rrëfimet e një polici në llogoren siciliane.”

Il Venerdì di Repubblica

“Një libër i egër, pikant, i fortë, pa lustër. Një rrëfim i mbyllur. Një pus pa fund, ku antidoti i dëshpërimit është më shumë kokëfortësia, sesa optimizmi.”

Il Foglio

“Një libër, që do të vërë në siklet shumë njerëz.”

Il Giorno

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928184849
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1