Perndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit View larger

Perndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit

Peter Weiss BD0471

New product

Përshkrim i shkurtër Peter Weiss mori si pikënisje një fakt historik për ta paraqitur si krijim të Sadit dramën e tij në vargje. Një meditim cinik-filozofik mbi dhunën përmbysëse dhe idenë e socializmit mbi natyrën njerëzore që nuk është në gjendje të ndërtojë sisteme të barazisë sociale, siç i ëndërron Marati.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789995684051

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vetë titulli i veprës tregon idenë e pazakontë që pati Peter Weiss në vitet 1963-1964, kur e shkroi këtë pjese. Kemi të bëjmë me një teatër brenda teatrit, një dramë që luhet për publikun e shekullit XX në çmendinën e Sharentonit afër Parisit e drejtuar nga njëri prej pacientëve ose më saktë një i burgosur në Sharenton, markezit Donatien Alfons de Sad. Historikisht dihet se markezi de Sad, ndërkohë i njohur edhe për lexuesin tonë me disa përkthimë, si Filozofia në odën e pasqyrave, ishte një fisnik libretin, i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në burgjet e monarkisë së Bonapartit për arsye të jetës së tij skandaloze dhe librave po aq skandaloz të mbushur me pornografi dhe skena eksesesh seksuale - megjithëse sot bota e qytetëruar vlerëson në ta, në radhë të parë, filozofin de Sad. Revolucioni e gjeti në burgun e Bastijes. Pas vrasjes së Maratit më 13 korrik 1793, ai mban një fjalim mortor mjaft elokuent, mirëpo e arrestuan po atë vit sepse kishte fshehur prejardhjen e vet dhe gjoja mbante lidhje me armiqtë e revolucionit. Doli një vit më pas, por pas disa vjet lirie u arrestua pas botimit të librit skandaloz Justinne dhe pjesën e fundit të jetës e kaloi në çmendinën e Sharentonit. Këtu vuri në skenë pjesë të vogla teatrale me pacientet e azilit. Këto shfaqje marrin famë në shoqërinë e lartë të Parisit, e cila dëfrehet herë pas here me to. Pikërisht këtë fakt historik mori si pikënisje Peter Weiss për ta paraqitur si krijim të Sadit dramën e tij në vargje, që është një meditim i hollë cinik-filozofik mbi revolucionin, mbi dhunën përmbysëse dhe idenë e socializmit mbi natyrën njerëzore, që nuk është në gjendje të ndërtojë sisteme të barazisë sociale, siç i ëndërron Marati. Drama ngrihet pikërisht mbi kundërvënien e Maratit idealist demagog e të pamëshirshëm ndaj të pasurve ose kundërshtarëve të revolucionit, me de Sadin pesimist, ithtar të lirisë absolute të individit. Marati është gjithë kohën i gozhduar në vaskën e tij pasi vuan nga një sëmundje e padurueshme e lëkurës që i shkakton kruajtje, por vuajtja personale nuk i bën përshtypje. Si shkrimtar, Peter Weiss dallohet nga stili i ngjeshur dhe mendimi filozofik në gjuhën skenike të duket si vazhdues i teatrit të Brecht-it.

Data sheet

pages160
ISBN9789995684051
Published year2010
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Klosi