Reduced price! Lartesite e stuhishme View larger

Lartesite e stuhishme

Emily Bronte BD0046

New product

Përshkrim i shkurtër

Një nga romanet më të suksesshme të letërsisë romantike europiane. Emily Bronte u bë e famshme me këtë libër, i cili ndan pasionin për dashurinë nga mëkati, të mirën nga të keqen dhe sjell një përvojë njerëzore të jashtëzakonshme. I tillë mbetet edhe sot e kësaj dite ky libër që është klasifikuar si një nga romanet më të fuqishme dedikuar dashurisë dhe mëkatit

More details

476 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301911

990 Lekë

-10%

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kush lexon këtë libër mbetet me dëshirën për të njohur një dashuri të tillë.

Dy njerëz që bashkohen për të marrë energji shtytëse.Është në natyrën e njeriut. Në fund të fundit njeriu shpesh nuk e vlerëson të mirën që ka dhe nuk e vlerëson as të keqen. Njeriu është një çikë gjysmak. Janë të rrallë njerëzit që kanë vizionin e qartë të së mirës së madhe ose të së keqes.

Personazhet e Brontës nuk mund të ishin veçse përfaqësues të këtij dualizmi ose pasigurie në jetë. Sepse nuk kemi një të mirë të ndarë me thikë nga një e keqe të ndarë me thikë.

Në leximin që i bën romanit dhe jetës së shkrimtares autores, autori francez Georges Batille thotë se Brontë është autore e rrallë që i shkon deri në fund njohjes të së keqes; dhe që dashuria dhe vdekja janë të vërtetat e njëra-tjetrës.

Romani nuk është një eksperiment, është një tentativë për të thënë të vërteta që deri atëherë zor se i kishte thënë ndonjë burrë e jo më një femër.

E vërteta kryesore e këtij romani është: të duash nuk është mëkat dhe të duash është një dhuratë perëndie. Të duash do të thotë, në momente të caktuara të mposhtësh vetveten.

Nuk duhen konsideruar si mëkate ato që ndodhin ndërmjet dy njerëzve që duhen, por duhen konsideruar thjesht si një jetë.

Data sheet

pages342
ISBN9789994301911
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiAmik Kasoruho
RomanRomancë&Pasion