Eskili ne proze View larger

Eskili ne proze

Janis Benekos BD0452

New product

Përshkrim i shkurtër

Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme, u ngriti himn qëndresës kundër dhunës e despotizmit dhe dinjitetit kundër nënshtrimit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176165

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Leximi i poezisë dramatike të Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën, kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike, çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar. Por në traditën letrare të botës, për të përqasur edhe të vegjlit me kryeveprat e lashtësisë, për tua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm, për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik, përdoret paraqitja në prozë, siç ka bërë me besnikëri, me shumë shije, freski dhe përkushtim Janis Benekos. Në këtë mënyrë, me mbresat e leximit, ata vetë më vonë do të hyjnë lirisht në teatrin e hapur të skenës së përjetshme, ku poetët e mëdhenj të lashtësisë greke kanë një vend të parë të nderuar për pasionet e tyre tronditëse, për thelbin njerëzor dhe idetë e fuqishme.

Data sheet

pages180
ISBN9789928176165
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLlambro Ruci