Ajlen View larger

Ajlen

Esmeralda Petrela BD0544

New product

Përshkrim i shkurtër

Një roman që sjell në tjetër botë dhe qasje ndaj besimit të tjetrit, i mbushur plot trille dhe fantazi. Zhvishuni nga hamendësimet dhe hapeni mendjen për një udhëtim aventurier, të paparashikueshëm, intensiv dhe emocional.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305476

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

Jani kishte ardhur si ndihmësi i arkeologut që kishte nisur ekspeditën dhe ishte rastësi fatlume për një njeri të dalluar veçanërisht si i shpërqendruar, që të kalonte i pari dhe me nxitim në drejtim të tempullit.

Diçka i thoshte të ecte diku ndryshe prej atyre që kishte ndier një përbuzje të ndërsjellë. E ndiente se të gjithë e shikonin si një llafazan të bezdisshëm, një amator të cilit nuk i kishte takuar vërtet që të bëhej pjesë e këtij grupi kërkuesish. Ishte ditë e nxehtë korriku, por në ajrin e thatë të shkretëtirës trupi nuk i djersinte shumë.

Jani u fut i vetëm në tempull me vrap dhe u mahnit nga gjendja e ndërtesës dhe nga shkrimet e shumta në mur. Ato që e lanë pothuajse pa frymë amatorin fatlum ishin papiruset me shënimet autentike të ruajtura me kujdes për shekuj të tërë. Në mure përsëriteshin simbolet e planetëve, që nga Dielli e deri te Saturni, dhe ato të katër elementeve të natyrës. “Gjeta një thesar!”, bërtiti dhe shtrëngoi grushtin i gëzuar.

Dikur, tempulli kishte qenë përgjithësisht i bardhë dhe ndërkohë që shikonte i habitur muret, i ra përtokë një mollë e kuqe që mbante në xhepin e vogël të xhaketës.

Në përpjekje për të kapur mollën, e cila ra pak shkallë më poshtë në anën e majtë të tempullit, gjeti hyrjen e një dhome të nëndheshme. U fut në atë dhomë ku ajri ishte shumë i rëndë dhe gjeti tre trupa.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages328
ISBN9789994305476
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1