Udheheqja View larger

Udheheqja

Rudolph W. Giuliani BD0484

New product

Përshkrim i shkurtër Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978999433381X

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pasi mori në dorë një qytet të shkatërruar nga krimi dhe të gjymtuar nga mundësitë për t'u shërbyer qytetarëve, Xhuliani tregon se si në një çast kuptoi që çdo aspekt i karrierës së tij që nga koha kur kishte qenë një gjykatës i mrekullueshëm e deri te lufta kundër krimit të organizuar gjatë viteve kur ishte prokuror federal e kishte ndihmuar për të formuar konceptin e tij për udhëheqjen, duke e përgatitur për të kapërcyer sfida të tjera. Fitoret e Xhulianit, si rrjedhim, e forcuan bindjen e tij për cilësitë thelbësore që janë të nevojshme për të qenë një udhëheqës i suksesshëm. Duke rrëfyer me hollësi parimet e tij të drejtimit, Xhuliani shpalos histori mahnitëse, të cilat janë po aq vetjake sa dhe përgjithësuese: si përvetësoi mësimin e ruajtjes së gjakftohtësisë në gjendje të tensionuara; si iu ngjall që herët dashuria për leximin nga nëna e tij dhe si iu rrit vendosmëria për t'u dhënë pas fushave të reja; se si gjatë luftës së tij të fundit me kancerin e prostatës mësoi të merrte vendime në kohën e duhur, por dhe informacionin e duhur, i cili do t'a ndihmonte në marrjen e vendimeve të një shkalle të gjerë. "Sepse pati më shumë besim te ne, nga sa patëm ne te vetja jonë, sepse u tregua trim, kur kërkohej, i ashpër, kur duhej si dhe i butë, por jo i mefshtë, sepse nuk fjeti, nuk u dorëzua dhe nuk u tërhoq nga dhimbja përreth tij." Rudi Xhuliani, Kryebashkiaku i botës, është Njeriu i Vitit 2001, i përzgjedhur nga gazeta "TIME".

Data sheet

pages392
ISBN978999433381X
Published year2006
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia