Aleksander Moisiu View larger

Aleksander Moisiu

R?diger Schaper BD0381

New product

Përshkrim i shkurtër Një libër nga gazetari dhe kritiku gjerman R?diger Schaper, për të ringjallur edhe një herë kujtimin e aktorit të madh, për ti risjell edhe njëherë publikut Hamletin, Faustin, Orestin, Edipin, Tartufinduke mos e lënë vetëm në memorien e një tabele rruge në një zonë industriale të braktisur të Berlinit, apo të një fotoje në hollin e teatrit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978999275057X

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ende nuk e ka kuptuar në bëhej fjalë për një rastësi, apo për një paracaktim. Ishin kaq shumë shenja të vogla, që e drejtonin për tek aktori i madh, saqë tashmë, kur gjithçka ka përfunduar, është i mendimit që ka kryer një mision. Arsyeja që e shtyu gazetarin dhe kritikun gjerman, Rudiger Schaper, për të shkruar një biografi për Aleksandër Moisiun, nuk ishte ndonjë përkujtimore për aktorin e madh, por takimi me një libër. Në një vëllimth të Arnold Bronenit, i titulluar Takime me aktorë, mes dhjetëra emra artistësh përmendej edhe ai i Moisiut. Moisi, ky emër nuk po më linte të qetë. Çmund të kishte ndodhur vallë që ky personalitet i ndritur, kjo karrierë e jashtëzakonshme europiane artisti, kishte rënë në tërë ato sita të historiografisë? Këtë pyetje i kishte bërë me qindra herë vetes, Schaperi, duke bluar në mendje arsyet se përse u nënvlerësua në fillimet e tij, pse e mbivlerësuan më pas dhe pse brezat e mëvonshëm, jo vetëm që nuk i thurën kurora, por e trajtuan si të mos kishte ekzistuar kurrë. Nuk arrinte të kuptonte se si ky aktor, i cili theu rregullat e ngurta të teatrit, kur interpretoi rolin e Hamletit, veshur me pulovër të zi, xhaketë dhe mushama, duke shkaktuar një skandal të vërtetë, u quajt papritur demode dhe kujtimi i tij përvijohej si fantazëm. Qëllimi i gazetarit dhe kritikut ishte të ringjallte edhe një herë kujtimin e aktorit të madh, tia risillte edhe njëherë publikut Hamletin, Faustin, Orestin, Edipin, Tartufinduke mos e lënë vetëm në memorien e një tabele rruge në një zonë industriale të braktisur të Berlinit, apo të një fotoje në hollin e teatrit. Donte të rikthente kujtimin e artistit, të cilit njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Gjermanisë, Ernest Lubiç, i ka thënë: Zoti Moisi, lejomëni tju përqafoj, që njerëzit të mendojnë se edhe unë jam dikushi. Kur flasim për Evropën, duhet të flasim edhe për Moisiun. Nuk i përfillte kufijtë, ata nuk kishin çi duheshin, - thotë Rudiger Schaper në parathënien e biografisë Aleksandër Moisiu, përkthyer nga Sabina Dhrimo, në botimin e parë në shqip të shtëpisë botuese Dudaj. Arsyeja pse ne botuam këtë libër, ishte për ti bërë një homazh aktorit të madh Aleksandër Moisiu.Eshtë një libër, interesant, ku ndërthuret jeta private dhe ajo artistike e aktorit. Ka shumë elementë që zbulohen për herë të parë për publikun dhe duke qenë se autori është gjerman, këndvështrimi mund të jetë më objektiv, - Arlinda Dudaj, Drejtore e Shtëpisë botuese, Dudaj.

Data sheet

pages264
ISBN978999275057X
Published year2003
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSabina Dhrimo