More info
E ashtuquajtura ideologji marksiste - leniniste, që u adoptua si doktrina bazë e shtetit, e portretizonte punëtorinë si klasa që kishte pushtetin ekonomik dhe politik në shoqërinë. Por, për shkak të kushteve specifike që shoqëria shqiptare kishte pas Luftës së Dytë Botërore, Arshi Pipa, bëri këtë koment: "Komunizmi shqiptar e bazon politikën e tij ekonomike mbi një silogjizëm. Komunizmi është ideologjia e klasës punëtore. Një klasë e tillë nuk ekziston në Shqipëri. Atëherë le ta krijojmë atë." Ky studim synon të kuptojë pikërisht se si u formua klasa punëtore në Shqipëri gjatë kësaj kohe. Duke përqafuar një qasje diakronike në shqyrtimin e proceseve të proletarizimit të fshatarësisë dhe krijimit të klasës punëtore gjatë socializmit shtetëror në Shqipëri, ky studim analizon se cilat janë forcat shtytëse sociale që luajnë rol transformues për grupet shoqërore dhe individin në modernistet kur mungojnë forcat e tregut në shoqëri. Formuluar ndryshe dhe më ngushtë, pyetja qendrore e këtij studimi është: si ndodh procesi i proletarizimit ose i klasëformimit brenda mënyrës shtetërore të prodhimit?