Dy romanet me te kerkuara ne karantine

Grup autorësh A-005058

New product

Përshkrim i shkurtër

“Murtaja” dhe “Dashuria në kohërat e kolerës” kanë qenë dy bestseller-at absolutë të kohës së karantinës; dhe kjo nuk lidhet me faktin e përdorimit të murtajës në kuptimin e parë. I pari sjell një raport të thellë të luftës mes të mirës dhe të keqes, ndërsa i dyti na kujton se dashuria njerëzore është e aftë të sfidojë çdo murtajë. Prandaj, këto libra do të lexohen në çdo kohë: Sa herë të kemi epidemi, do të lexohen më shumë..

More details

904 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

1. Murtaja nga Albert Kamy

E keqja ne bote vjen pothuajse gjithmone nga padija, teksa vullneti i mire, nese nuk eshte qartepames, mund te beje po aq deme sa ligesia. Njerezit jane me" teper te mire se te ligj, po ne te vertete ceshtja nuk qendron aty. Njerezit jane me pak apo me shume te paditur dhe kjo eshte ajo qe quhet virtyt ose ves, ndersa vesi me deshperues eshte ai i padijes qe pandeh se i di te gjitha dhe atehere i jep vetes te drejten per te vrare. Shpirti i vrasesit eshte i verber dhe as miresi te vertete dhe as dashuri te bukur nuk mund te kete nese mungon e gjithe qartepamesia e mundshme.

2. Dashuria në kohërat e kolerës nga Gabriel Garcia Marquez

Gabriel García Márquez u afirmua si personalitet i fuqishëm letrar dekada më parë, kur botoi romanin “Njëqind vjet vetmi”, një libër që u bë legjendë dhe është lexuar nga miliona vetë në mbarë botën. Pas tij erdhën libra të tjerë të këtij autori dhe secili syresh tërhoqi lexues të rinj dhe vlerësime të larta të reja nga kritika - çka kulmoi me marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi më 1982.

“Dashuria në kohën e kolerës” është një tjetër libër i García Márquez-it, që zë vend përkrah asaj vepre të mëparshme të dëgjuar, në tufën e kryeveprave të letërsisë së sotme.

“Ishte e pashmangshme...” Kështu nis rrëfimi i kësaj historie në brigjet Karaibe të Amerikës së Jugut - një histori që vjen nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, e që ndjek jetën e tre vetave me fatet e ndërthurura të tyre. Megjithatë, në fillim asgjë nuk duket e pashmangshme, sepse ky është rrëfim për një dashuri të pashpërblyer, më saktë, për një dëshmi prej pesëdhjetë vjetësh, nëntë muajsh dhe katër ditësh. Sepse kaq i është dashur Florentino Arizës të presë për t’i shprehur, edhe një herë tjetër, dashurinë e tij të pashuar Fermina Dazës, me të cilën kishte rënë në dashuri, dhe që e kishte bërë të vetën shumë vite më parë. Veçse, qe hiri i tij i mbrapshtë që këtë shprehje të dashurisë ai e bëri në funeralin e bashkëshortit të saj, njërit prej burrave më të shquar të kohës së tij, mbrojtës e përkrahës i arteve, profesor i mirënjohur në mjekësi dhe njeriu që qe në krye të fushatës kundër epidemisë së kolerës që pati rrënuar vendin. E tronditur nga fjala e guximshme e Florentinos, Fermina e nxjerr jashtë shtëpisë.

Por nuk është veçse fillimi. Me dorën e sigurt, humorin dhe urtësinë e mençurinë e rrallë të një mjeshtri të prozës, García Márquez-i i zbret ata (dhe lexuesin) në kohë, në ato ditë të para kur qenë njohur, dëshmuar dhe detyruar për t’u ndarë. Ai rrëfen si marrin rrugë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri - Florentino me poezinë e tij, me daljen në krye të vendit në punën e tij, dhe (megjithë përkushtimin ndaj Fermina Dazës) në vardisjen e vazhdueshme prej femrave. Lexuesi sheh sesi Ferminës i vjen rrotull beqari më i pëlqyer i kohës së vet, Doktor Juvenal Urbino de la Calle; si martohen këta të dy; si përjetojnë gjithë ngjarjet dhe emocionet - muajin e mjaltit, pasionin, pabesitë e vogla, ndarjen, besimin dhe aventurat - të gjitha këto pjesë e periudhës së gjatë e të fuqishme të martesës. Dhe pastaj, në atë pikë, që mund të duket si dita e mbrame e jetës së tyre, Fermina Daza dhe Florentino Ariza puqen bashkë edhe një herë tjetër, në një takim, përfundimi i të cilit është aq fatal e aq emocionalisht me ankth.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1