Online only

Pako librash dhurate II - bestseller-at 2017

Grup autorësh SET0019

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky set përmban tre libra të botuar gjatë vitit 2017 në vendin tonë, autorët e të cilit janë të parapëlqyer nga lexuesi shqiptar: Ken Follet, i cili kryeson listat botërore të shitjeve për momentin, Elena Ferrante me vëllimin e tretë të sagës napoletane dhe veprën më të fundit të Haruki Murakamit që vjen në shqip. Nuk ka dhuratë më të bukur për një lexues të thekur sesa ky set me libra.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA

1. “Histori arratie e qëndrese” nga Elena Ferrante. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

“Histori arratie e qëndrese” është vëllimi i tretë i sagës napolitane, pas romaneve “Mikesha gjeniale” dhe “Mbiemri i ri”. Elena vazhdon të rrëfejë historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës. Ato janë tashmë gra: Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane. Të dyja gratë janë përplasur me muret e burgut që do t’i kishte mbajtur të ndrydhura në një jetë varfërie, injorance dhe nënshtrimi. Më në fund, atyre po u ofrohen mundësitë e mëdha, toka e premtuar e emancipimit femëror. E megjithatë, fantazmat e së shkuarës nuk janë larguar, hendeqet nuk janë mbushur dhe ndryshimet i kanë rrënjët ende të njoma

2. “Shtyllat e tokës” nga Ken Follet. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

“Shtyllat e Tokës” rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota... historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet... atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë... dhe historinë e luftës ndërmjet të mirës dhe të keqes, që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait.

3. “Në jug të kufirit, në perëndim të diellit” nga Haruki Murakami. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Një reflektim brilant për miqësinë në kohën e fëmijërisë dhe një rikthim i miqësisë në moshë të rritur mes dy personazheve Hajimes dhe Shimamotos, teksa njëri prej tyre kishte krijuar familje dhe arritur suksese në biznesin e tij. Çfarë ndodh me këtë dashuri të re e cila i ka rrënjët në miqësinë e fëmijërisë? A i rrezikon Shimamoto ato që kishte bërë me sakrifica në jetë për shkak të pasioneve të hershme?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1