Librat baze per mendjet e medituara – set 3 libra

Grup autorësh SET0008

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky set përmban tre libra bazë për tu njohur me meditimin si teknikë, për të mësuar themelet e ajurvedës, shkencës vedike të të jetuarit, dhe për të kuptuar konceptet bazë të meditimit, transhendencës dhe urtësisë përmes artit mjeshtror poetik të Anthony de Melos. Sekretet e mendjes, të trupit dhe të shpirtit në tre botimet më të fundit në shqip, për mendje të medituara....

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 313 Lekë

-10%

2 570 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti është konceptuar për ata persona që kanë hyrë në rrugën e menditimit dhe kanë filluar të kenë përfitimet e para në trupin dhe mendjen e tyre. Autorët e tyre janë të tre indianë dhe përkthimet e tyre në shqip janë bërë gjatë fundit të vitit 2016.

1. “Sekretet e mendjes” nga Avadhutika Anandamitra. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.      

Ky libër është një hyrje në botën e mendjes për të zbuluar dhe shpalosur potencialin e pafundëm që kemi brenda vetes. Një prej metodave më efikase është meditimi dhe joga, e cila tashmë është e provuar shkencërisht për ndikimet të jashtëzakonshme që ka brenda nesh duke rritur përshtatjen me veten dhe harmoninë më te tjerët.

2. Shkenca e Ayurvedës, - qasje praktike” nga Acharya Balkrishna. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.  

Ky është udhërrëfyesi më i plotë i mënyrës së shendetshme të jetës që na ka lënë prej mijëra vjetës shkenca vedike. Përmes tij do të mësoni sekretet e trrupit dhe mënyrën e shërimit të tij përmes teknikave tërësisht natyrale. Ekspertët pohojnë se nëse dikush i përvetëson njohuritë e këtij libri mundet që të jetojnë mbi 100 vjet pa probleme.

3. “Një minut urti” nga Anthony de Mello. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Mësuesi i këtyre tregimeve nuk është një person i vetëm. Është një guru induist, një roshi xen, një i urtë taoist, një rabi hebre, një murg i krishterë, një mistik sufi. Është Lao Tzu dhe Sokrati, Buda dhe Jezusi, Zarathustra dhe Muhameti. Mësimi i tij gjendet në shekullin e VII para Krishtit dhe në shekullin e XX pas Krishtit. Urtia e tij i perket si lindjes dhe perëndimit. A kanë vërtetë rëndësi ngjarjet e mëparshme historike? Gjithsesi, historia është kujtesa e paraqitjve, jo e realitetit; e mësimeve, jo e heshtjes. Do të duhet vetëm një minut për të lexuar çdonjërin nga anektodat që vijojnë. Ndoshta gjuha e mësuesit do t’ju duket e çuditshme, nervozuese, biles dhe e pakuptueshme. Mjerisht ky nuk është një libër i lehtë! Është shkruar jo për të mësuar por për tu vetëdijësuar. Fshehur në faqet e tij (jo ne fjalët e shtypura, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti që nuk mund të percillet në gjuhën njerëzore. Duke lexuar faqet e shkruara dhe duke kërkuar për të hulumtuar fjalët enigmatike të mësuesit mund te ndodhë te ndesheni pa vetëdije në mësimin e heshtur që fshihet ne libër dhe të rizgjoheni…dhe të ndryshoni. Kjo është urtia: te ndryshohesh pa më të voglin mundim nga ana jote, e beson ose jo, thjeshtësisht duke u vetëdijësuar në realitetin që nuk është fjalë, që është larg përkufizimit me fjalë. Nëse do jeni aq me fat që të vetëdijësoheni në këtë mënyrë, do të kuptoni se pse gjuha më e bukur është ajo e pafolur, veprimi më i bukur është ai i pakryer dhe ndryshimi më i bukur është ai i që se pret.

Data sheet

Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFatmir Dibra, Mukades Mançe, Genci Muçollari, Pllumb Gjergji
I ri1