Reduced price! Kalendari Kombiar 1897 - 1924 - me 4 vellime View larger

Kalendari Kombiar 1897 - 1924 - me 4 vellime

Grup autorësh MAS0039

New product

Përshkrim i shkurtër Kalendari Kombiar (18971916, 1926, 1928), ishte botim i përvitshëm enciklopedik kulturor, letrar e politik i shoqërisë Dëshira të Sofjes. Numri i parë doli më 1897 me titullin Ditërrëfenjësi (kalendari) Kombiar dhe nga viti 1901 e deri në fund u titullua Kalendari Kombiar.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243072

10 800 Lekë

-10%

12 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kalendari Kombiar (18971916, 1926, 1928), ishte botim i përvitshëm enciklopedik kulturor, letrar e politik i shoqërisë Dëshira të Sofjes. Numri i parë doli më 1897 me titullin Ditërrëfenjësi (kalendari) Kombiar dhe nga viti 1901 e deri në fund u titullua Kalendari Kombiar. Gjatë viteve 18971900 u drejtua nga Kristo P. Luarasi me Kosta Trebickën dhe më pas edhe me Nikolla Naçon. Pas vitit 1900 botues i vetëm ishte Kristo Luarasi deri në numrin e fundit. Në vitin 19091910 u botua në Selanik; më 19111916 përsëri në Sofje. Më 1926 rinisi botimi në Tiranë nën drejtimin e Mithat Frashërit (Lumo Skëndos), i cili mundi të nxjerrë një numër të fundit në vitin 1928. Në këto botime kanë shkruar artikujt e tyre shumë pena të Rilindjes shqiptare, arbëreshë, etj, sipas tematikave të cilat zgjidheshin nga botuesi. Për rritjen e nivelit kulturor intelektual të lexuesve, krahas autorëve shqiptarë, botuesit kanë përzgjedhur materiale të autoreve të huaj, gjithnjë me një sens për të rritur ndjenjën kulturore dhe kombëtare shqiptare. Ribotimi i ri i Kalendarit Kombiar është bërë në origjinal, pa i ndryshuar asgjë, me alfabetet e dikurshëm, me frontespicet, pikturat dhe grafikat e dikurshme. Botimi është përmbledhur në 4 vëllime me letër dhe lidhje speciale për të zvogëluar vëllimin dhe çdo vëllim hapet me nga një parathënie të re, duke paraqitur dhe parathënien e fundit me shkrimin e Mithat Frashërit, botuar në revistën Minerva, nr. 2324, 1934, tri ditë pas vdekjes së Kristo Luarasit.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages3452 (gjithsej)
ISBN9789928243072
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë