Romanca rinore 2021

Grup autorësh A-000495

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky set vjen per lexuesit e rinj, si nje rekomandim per lexime gjate pushimeve verore: Dy romane te befasishme; plot aventure, pasion, mister dhe aventure.

More details

1050 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Njeri nga ne po genjen” nga Karen M Mcmanus

https://bukinist.al/sq/mister-thriller/11549-njeri-nga-ne-po-genjen.html

BESTSELLERI I NJU JORK TAJMSIT - EMOCIONUES, SEKSI, I SOFISTIKUAR!

NJË I VDEKUR, KATËR TË DYSHUAR - DHE NJËRI PREJ TYRE PO GËNJEN

Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit:

Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill. Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës. Nejti: krimineli, shpërndarës droge.

Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit.

Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit.

Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite.

Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri.

Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur - dhe kësisoj një motiv...

 

“Djali i keq qe une dua” nga Giulia Besa

https://bukinist.al/sq/romance-pasion/11172-djali-i-keq-qe-une-dua.html

Kiara, në vitin e fundit të liceut në Romë, është vajza klasike e mbarë. Historia e saj me Tomason, një djalë më i madh se ajo, mori fund në mënyrën më të keqe: e pasigurt, ajo nuk arrin t’i jepet plotësisht dhe ai e lë duke e poshtëruar në sy të shokëve të tij. Pak ditë më pas, Kiara njeh Çezaren: i gjatë, fizik atleti, flokë të zinj dhe sy të thellë e pak melankolik. Por Çezare është i rrezikshëm po aq sa edhe tërheqës. Në gjoks ka një tatuazh gjembash, që kapërthehen mes tyre, simbol i mbylljes së tij ndaj dashurisë.

Kiara tërhiqet prej tij, por kërkon edhe t’i qëndrojë larg. Edhe Çezare, i cili fsheh brenda tij plagë të vjetra, do të donte t’i qëndronte larg, por tundimi është mjaft i fortë. Fillon kështu një histori dashurie në sfondin e Romës, po aq mahnitëse sa edhe dashuria mes dy të rinjve.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë