Joanne K. Rowling BDI0084
New product
J. K. Rowling, me aventurat e Harri Poterit është bërë autorja më e famshme në botë për librat për fëmijë, nderuar me çmimet më prestigjioze ndërkombëtare. "J. K. Rowling i meriton të gjitha lëvdatat që i janë bërë. Edhe njëherë: është pak të thuhet që kemi të bëjmë me një ngjarje letrare botërore." Scotland on Sunday "Librat e Harri Poterit janë nga gjërat e rralla që adhurohen si nga fëmijët, edhe nga prindërit." The Daily Telegraph
875 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
ISBN | 9992759038 | |
Viti i botimit | 2003 | |
Harri Poteri ishte një fëmijë i pazakontë nga shumë pikëpamje. Para së gjithash, i kishte zët pushimet verore më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit. Pastaj ia kishte qejfi shumë të bënte detyrat, por ishte i detyruar të mësonte fshehurazi, në mes të natës. Shtoi këtyre pastaj se ishte edhe magjistar. "Unë nuk e kërkoj belanë, - mërmëriti Harri prishaqejfas, - Zakonisht është belaja që vjen e më gjen". Kështu u thotë Harri Poteri, nxënësi i Shkollës së Magjisë dhe Shtrigërisë në Hoguorts, shokëve të tij. Vërtet jeta e tij është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike dhe as shokët e tij më të ngushtë nuk mund ta ndihmojnë dot. Në një skenë emocionesh të thella, mes hartash të magjepsura dhe Hipogrifësh agresivë, hallash fluturuese dhe librash që kafshojnë, Harri Poteri e çon lexuesin në kapitullin e tretë të aventurave të tij të jashtëzakonshme.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 328 |
ISBN | 9992759038 |
Redaktori | Mariana Ymeri |
Viti i botimit | 2003 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | 7-13 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Amik Kasoruho |
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.
Librat e Harri Poterit janë bërë një fenomen letrar ndërkombëtar. Harri ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe ka zgjuar dashurinë për leximin në një brez të tërë. Ritmi i shpejtë, personazhet e paharrueshme, drama e përsosur, i bëjnë këta libra kryevepra absolute, të dashura për fëmijët dhe për të rriturit. Tashmë, librat e Harri Poterit kanë hyrë në...
Admiruesit e Harrit do të mbeten sërish gojëhapur. Rowling duhet të jetë diplomuar edhe vetë në Hoguorts, gjykuar nga aftësia për të krijuar një rrëfenjë kaq përpirëse, plot fantazi, me humor dhe mbi të gjitha që të mban pezull deri në ankth, pa i lënë gjë magjisë. Publisher's Weekly "Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave është rrëfim i mrekullueshëm që...
Banorët e Litëll Hengëlltaunit e quanin edhe sot e kësaj dite Shtëpia e Ridëllve, edhe pse kishte kushedi sa vjet që familja Ridëll nuk banonte më aty. Ajo qe ndërtuar majë bregores që lartohej përmbi fshat: disa nga dritaret ishin të ngallmuara me gozhdë, çatisë i mungonin mjaft tjegulla dhe në ballinën e saj rritej urthi i egër. Fragment nga libri
Me gjithë ato paralajmërime që Lordi Fluronvdekje po kthehet, Harri dhe Dambëlldori do shënjestrohen nga autoritetet e Ministrisë së Magjisë, teksa një burokrate me autoritet Dolores Umbridxh, do të shpallet drejtoreshë në Hoguarts. Harri dhe miqtë e ti themelojnë "Ushtrinë e Dambëlldorit".
Le ta themi që me të parën dhe nuk është thjesht entuziazëm! Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier është i shpejtë, nxitës, me një dramë të papërballueshme! Daily Mail "Çdo faqe përmban surpriza të reja. Është libri më dramatik dhe me tension më të madh nga e gjithë seria. E sigurt: fansat e Harry Potterit do të mbeten të mrekulluar." Independent on Sunday
Harri për pak sa s'e lëshoi Topthin nga habia dhe emocioni. Hermiona kishte të drejtë. Gdhendur në sipërfaqen e lëmuar e të praruar, shiheshin katër fjalë të shkruara me një shkrim të imët dhe të pjerrët që Harri e njohu se ishte shkrimi i Urtimorit.Unë hapem kur mbyllem.Sapo i lexoi fjalët, kur ato u zhdukën përsëri."Unë hapem kur mbyllem... Ç'kuptim...
Një hetim i ri i Cormoran Strike. Së bashku me asistentin e tij Robi Ellacott, ato mundohen të zbulojnë një mister të ri që lidhet me ushtarët që kthehen nga lufta.