E bardha qe vret View larger

E bardha qe vret

Joanne K. Rowling A-006159

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani më epik i Robert Galbraithit deri më tani, E bardha që vret është një kapitull i ri në historinë mbërthyese të Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit, sërish së bashku në një thriller që të mban frymën pezull.  

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292742

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

"Pashë një fëmijë të vrarë...

Ai e mbyti, mu mbi kalë..."

Kur një djalosh i trazuar, i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe ikën në panik.

Duke u përpjekur të zbulojnë të vërtetën për historinë e Billit, Strajku dhe Robin Elakoti - dikur ndihmësja, tani ortakja e tij në agjenci - ndjekin një pistë gjarpëruese, që i çon nga periferitë e Londrës në dhomat më të errëta dhe të fshehta të Parlamentit, deri në një pronë të bukur por të dyshimtë në fshat. Dhe nëse hetimi i ngjan gjithnjë e më shumë një labirinti, jeta e Strajkut veç e thjeshtë nuk është: fama e tij si hetues privat e pengon të veprojë në hije si dikur, në të kaluarën, dhe marrëdhënia me Robinin është më e tensionuar se kurrë... Ajo është e domosdoshme në punën e agjencisë, por marrëdhënia e tyre personale është plot ndërlikime dhe të pathëna...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages744
ISBN9789928292742
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi, Dhimitër Gjodede
RomanMister&Thriller
I ri1