Erik Segal BDR0005
New product
Shkruar me gjithë pasionin e " Histori Dashurie" dhe forcën e "Klasës", Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi... dhe dashuria.
68 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9789995621391 | |
Që nga përgatitja kyçe e pamëshirshme në shkollën e mjekësisë, përmes orëve të pafund të praktikës dhe rezidencës e deri në triumfet (e ndonjëherë tragjeditë) e më tej, "Mjekët" na sjell të gjallë burrat dhe gratë që kërkojnë të shërojnë, po që në fillim duhet të ecin përmes zjarrit.
Në zemër të romanit është marrëdhënia e paharrueshme e Barni Livingstonit dhe Laura Kastelanos, miq fëmijërie, të cilët veçmas arrijnë famë të turbulluar dhe dashuri të pakënaqshme... derisa miqësia e tyre piqet në pasion. Megjithatë, as përkushtimi ndaj njëri – tjetrit, as dhuntitë etyre mjekësore mund të mos jenë të mjaftueshme për të shpëtuar të vetmen jetë që çmojnë mbi ato të gjithë të tjerëve. "Mjekët" është një roman shpirtcopëtues, i mprehtë, frymëzues dhe kryekëput më se i vërtetë. Është një përshkrim prekës që kulmon në një vrasje, një gjyq... dhe një mrekulli.
| pages | 640 |
| ISBN | 9789995621391 |
| Shtëpia botuese | Dritan |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Manushaqe Bako |
"Klasa" është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Lexuesi që i bashkohet këtij libri do të ndihet më shumë si një personazh i pashkruar i Segalit se sa thjesht lexues, duke e jetuar historinë nga Brenda.
Vazhdim i romanit të famshëm Histori dashurie. Dy vjet pas humbjes së dashurisë së jetës së tij, Oliver mendon se nuk do të dashurojë më kurrë derisa një ditë takon një grua të bukur dhe misterioze.
Doktor Hiller po përballet me momentin më të vështirë të jetës së tij. Operacioni i rradhës i neurokirurgut të shkëlqyer nuk thjeshtë ajo në një pacient për të cilin ai është shpresa e fundit. Pacientja është Silvia, dashuria e tij e vetme.
Historia e dy njerëzve që njihen që në fëmijë, të pafajshëm e nga dy botë të ndryshme . Nga ai moment jetët e tyre janë të destinuara të jenë përgjithmonë të lidhura.
Cmimet është një novelë e shkruar nga Erik Segal në vitin 1995. Kjo novelë tregon historinë e tre karaktereve kryesorë: Adam Kupersmith (një imunolog gjeni), Sandi Raven (një biolog) dhe Izabela Da Kosta (një fëmijë gjeni me prespektivën për të fituar cmimin Nobel në Fizikë)